Prej një muaji Reeny, një qen 9-vjeçar, po pret jashtë derës së përparme të shtëpisë, me shpresën se pronarja e tij do të vijë në çdo moment, por gruaja nuk do të kthehet më, sepse humbi jetën gjatë luftimeve në Ukrainë.

Historia është treguar në rrjetet sociale nga Anton Gerashchenko, Këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës.
Sipas asaj që Gerashchenko raportoi në Twitter, zonja e Reeny “u përdhunua dhe u vra nga një ushtar rus pranë shtëpisë së saj”. Që atëherë, Reeny kurrë nuk ka pushuar së prituri për të jashtë derës.

Qeni, që “është shumë i sëmurë” – sipas asaj që shpjegoi në Twitter këshilltari i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës – ka nevojë për dikë që të kujdeset për të.

Fatmirësisht familjarët e gruas kanë rënë në kontakt dhe janë gati për të mirëpritur kafshën.

Lexo po ashtu:  Si ndryshon jeta jonë pas vdekjes së prindërve?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *