Një studim i ri i publikuar së fundmi ka ndryshuar projeksionet demografike të parashikuara nga OKB për vitin 2100. Sipas këtij studimi në fillim të shekullit të ri, popullsia e botës mendohet të jetë 2 miliardë më pak nga projeksionet e deritanishme, diku te 8.8 miliardë njerëz. Vende si Japonia, Italia, Tajlanda, Portugalia dhe Polonia mendohet se do të kenë një popullsi të përgjysmuar në raport me tani. Kina, vendi i 1.4 miliardë banorëve parashikohet të ketë 730 milionë banorë dhe të kalojë madje poshtë Nigerisë,  që parashikohet se do të arrijë në 800 milionë. India pritet të jetë vendi më i populluar me 1.1 miliardë

Më të goditura pritet të jenë vendet që sot konsiderohet të pasura, të cilat do të detyrohen të adoptojnë politika të reja migratore dhe mbështetje për familjet me shumë fëmijë.

Problematike paraqitet në këtë panoramë raporti i brendshëm demografik. Konkretisht në vitin 2011 mendohet se një e katërta e popullsisë, pra 2.37 miliardë njerëz, mendohet të jetë mbi 65 vjeç, kurse atyre mbi 80 vjeç pritet të shkojë në shifrën shqetësuese 866 milionë. Fëmijët nën moshën 5 vjeç mendohet që të reduktohen si numër nga 681 milionë në vitin 2017 në 401 milionë. Kjo përmbysje dikton politika të reja taksimi sepse lidhet direkt me forcën e punës. Në Kinë p.sh në vitin 2011 mendohet se krahu i punës do të bjerë me 62%, nga 950 milionë që është tani në 350 milionë. Nigeria do të njohë rritje shumëfishe nga 86 milionë sot në 450 milionë në fund të shekullit.

Lexo po ashtu:  Kosnett: Kosova nuk do të detyrohet të pranojë një marrëveshje që nuk e dëshiron

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *