UNË DHE TI

Unë punoj
Këndoj
Ndërtoj
Bashkoj

Ti,
S’punon
Ndërton
Fiton
Milion
Vjedhë e mashtron

Unë
I gjatë
Me fytyrë
Origjinal
Pa krem e mec‘ap
Ti
Pa rrua
Me mjekërr
Si cap
I vogël
Shkurtabiq
Ti je hiq!

Unë mërgimtarë
Krenar
Shqiptar
Atdhetar

Ti
Je shitë
Ke pre në pritë
Ti bënë pazarë
Tradhtar!

Unë
Një shtëpi
Të vogël
Me një kulm
E qati
Familje dhe fëmi
Plot lumturi

Ti
Një rrogë
Pallate
Vetura
Honorare
Të vijnë
Pa punë
Të vijnë
Edhe në gjumë !

Unë
Në gjumë
Si det
I qetë
Askush në derë s‘troket!

Ti
As ditë
As natë
Nuk je i qetë
Nuk fle rahat!

Unë flas me çdo kend
Kudo shkoj
Rri dhe këndoj
Luaj vrapoj
Qeshem mendoj

E ti
Ske ftyrë
As pasqyrë
Se je i keq
Je dreq
Ske shokë e miq
Kurkushi hiq
Je shkurtabiq!

Ke para në dorë
Ke pushtet
Je mbret
Ibret
Nalet
Por ik
Mos të shoh
Tugën ma sjellë
Më ban me vjellë!

Lexo po ashtu:  Propozim për botimin e "Lahutës së Malcis" në shqipen standarde

Ti dhe unë
Dy rrugë të ndara!

ShAdemaj Gjermani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *