I dërguari i Bashkimit Evropian në Kosovë, Miroslav Lajçak në konferncën që ka mbajtur për media se Kosova meriton që të hiqën vizat.

Lajçak tutje tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet.

“Unë vërtetë besoj se Kosova meriton që t`i jepet regjimi pa viza, e ka merituar para shumë kohe, por Komisioni Evropian e ka thënë shumë qartë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet, por e dini se kjo nuk është çështje e dialogut”, tha ai.

Po ashtu ai tha këtë çështje e ngritë të vendet anëtare dhe e konsideroi si të dhimshme për Kosovën të gjithë këtë.

“Është çështje që kërkon marrëveshje koncensuale të 27 vendeve anëtare, dhe mund të ju them se sa herë që informoj shtetet anëtare e ngrisë këtë çështje, se sa e dhimbshme është kjo çështje në Kosovë, vërtet shpresoj se nuk do të marrë shumë kohë para se të shohim një liberalizim të vizave”, theksoi ai në një konferencë për media

Lexo po ashtu:  “Media është entiteti më i fuqishëm në botë. Media e bën të pafajshmin fajtor dhe fajtorin të pafajshëm, sepse ajo kontrollon masën. Ky është pushtet”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *