Universiteti i Upsalas në Suedi ka çelur një kurs online për ata që japin mësime të gjuhës shqipe.

Është bërë e ditur se Universiteti i Upsalas në Suedi ka çelur një kurs online për ata që japin mësime të gjuhës shqipe apo ata që duan të mësojnë shqipen si gjuhë amtare.

Duhet theksuar se kursi, i cili përfshin tre semestra, ka për qëllim t’u vijë në ndihmë atyre që japin mësime ose dëshirojnë të japin mësim në gjuhën shqipe. Në dy semestrat e parë programi parashikon leximin në kurse specifike për lëndë në Fakultetin e Gjuhësisë, e në të njëjtën kohë kur studioni kurse për njohuri kurrikulare dhe didaktikë në Fakultetin e Shkencave Arsimore, transmeton diasporashqiptare.

Semestrin e fundit përfshin kurse specifike për lëndë në Fakultetin e Gjuhësisë. Lëndët specifike adresojnë historinë kulturore dhe jetën shoqërore, letërsinë, gramatikën dhe strukturën gjuhësore të gjuhës amtare.

Lexo po ashtu:  A do të jetë Trump pjesë e takimit të 4 shtatorit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *