Hulumtuesit e një universiteti kinez, pretendojnë se e kanë lansur dhe zbritur me sukses një raketë hipersonike, që udhëton pesë herë më shpejtë se shpejtësia e zërit.

Eksperimenti i suksesshëm nënkupton se inxhinierët e Xiamen University në kinë, janë shumë afër krijimit të raketës së kompletuar në tërësi, që mund të lëvizë me 6,174 kilometra në orë, para se të riciklohet sërish, transmeton Telegrafi.

Megjithëse ky projekt është nisur nga zyrtarët ushtarak, studiuesit e universitetit po ndihmojnë që të krijohet aeroplani hipersonik për pasagjerë, që do arrinte ku do në botë, brenda dy orëve. Sipas grupit të krijuesve, kjo do ta avanconte Kinën në marrjen e primatit për turizmin hapësinor.

Raketa e quajtur Jia Geng Nr. 1, ka arritur lartësinë maksimale prej 26.2 kilometrave, para se të kthehet sërish në Tokë në shkretëtirën Gobi, ka bërë të ditur Departamenti i Aeronautikës dhe Astronautikës në universitetin Xiamen.

Me gjatësi 8.7 metra dhe 2.5 metra gjerësi, raketa arrin peshë prej 3,700 kilogramëve. Krijuesve iu deshën vetëm shtatë muaj për ta kompletuar, pasi u bazuan në një raketë tjetër të quajtur Tiang Xing No. 1 e krijuar nga një firmë private në Pekin.

Lexo po ashtu:  Puthmë, moj e dashur Essenin

Raportohet se Jia Geng No. 1 e ka një sistem shumë të mirë të ajrosjes, që i ndihmon të lëvizë në ajër me shumë saktësi dhe rimin e veçantë.
MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *