Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, kanë nënshkruar marrëveshje për të garuar bashkë në listën e VV-së.

Pjesë nga konferenca:

Vjosa Osmani: Urdhëro kryeministër,

Kurti: Ju faleminderit zonja presidente

Të nderuar gazetarë, të dashur qytetarët, sot kur na ndajnë 1 muaj nga zgjedhjet parlamentare, jemi të gëzuar dhe kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se do të garojmë bashkë nën jë listë.

Presidentja në detyrë dhe unë ish kryeministri, do t’na gjeni në të njëjtin vend e në të njëjtin qëllim.

Kemi bërë marrëveshjen e parimeve dhe synimeve që posa nënshkruam para jush, marrëveshje për një shtet me drejtësi e pa korrupsion.

Vjosa Osmani: Për dy dekada vendi ynë është udhëhequr nga një mendësi e gabuar politike, do të garojmë me një listë të përbashkët, për të frymuar sic frymoni ju, për të guxuar sic guxoni ju. Kjo marrëveshje ka qëllime të përbashkëta, luftimin e korrupsionit, sundimin e ligjit, baraza për të gjithë. Jemi të vendosur për të luftuar për një shtet pa korrupsion, për secalin nga ju.

Lexo po ashtu:  Shqipëria, mish i huaj në një treg rajonal me të cilin nuk ka lidhje të natyrshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *