Nga Alexander Soros

Të hënën pasdite, një pajisje shpërthyese u dërgua në shtëpinë e babait tim në veri të qytetit të Nju Jorkut. Një pjesëtar vigjilent i stafit pikasi rrezikun dhe telefonoi policinë. Fatmirësisht, autoritetet mundën ta shpërthejnë në mënyrë të sigurtë pajisjen. Të mërkurën, Shërbimi i Fshehtë tha se kishte kapur pajisje të ngjashme shpërthyese, që ishin dërguar në zyrat e ish presidentit Barack Obama dhe ish Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton.

Jemi të gjithë të kënaqur që askush nuk u lëndua, dhe mirënjohës për ata që na ruajtën. Por incidenti ishte thellësisht shqetësues – si kërcënim jo thjesht për sigurinë e familjes sonë, fqinjëve, kolegëve dhe miqve, por edhe të ardhmen e demokracisë amerikane.

Familja ime është mësuar me veprimet armiqësore të atyre që hedhin poshtë filozofinë tonë, politikën tonë dhe vetë identitetin tonë. Im atë u rrit në hijen e regjimit nazist në Hungari. Gjyshi im siguroi dokumenta me emra të rremë, me qëllim që ata t’i mbijetonin mësymjes kundër hebrenjve të Budapestit; ai ndihmoi shumë të tjerë të bënin të njëjtën gjë. Pas luftës, teksa komunistët morën pushtetin, im atë u arratis për në Londër, ku studioi në London School of Economics, përpara se të niste atë që do të bëhej një karrierë e suksesshme në financë.

Lexo po ashtu:  “Kur kam nisur ta doja vërtet veten time”, një perlë nga Charlie Chaplin

Por leksionet e fillimeve të jetës së tij nuk i humbi kurrë. Sipërmarrja e tij më e madhe filantrope, Open Society Foundations, luajti një rol udhëheqës në mbështetjen e tranzicionit nga komunizmi, në shoqëri më demokratike, në disa pjesë të ish Bashkimit Sovjetik dhe më pas u zgjerua për të mbrojtur praktikat demokratike në demokracitë ekzistuese. Im atë e di mirë se puna e tij filantrope, edhe pse jopartiake, është “politike” në një kuptim të gjerë: Ajo synon të mbështesë ata që promovojnë shoqëri ku gjithësecili ka një zë.

Ka një listë të gjatë njerëzish që e konsiderojnë këtë propozim të papranueshëm, dhe im atë është përballur me shumë sulme gjatë këtij rrugëtimi, shumë prej tyre të mbushur me helmin e antisemitizmit.

Por diçka ndryshoi në vitin 2016. Më herët, sulmet kundër tij ishin të kufizuar në skajet ekstremiste, mes supremacistëve të bardhë dhe nacionalistëve që kërkonin të lëkundnin vetë themelet e demokracisë.

Por me fushatën presidenciale të Donald Trumpit, gjërat u përkeqësuan. Supremacistët e bardhë dhe antisemitistët si Dadid Duke mbështetën fushatën e tij. Në spotin e fundit në televizion të Trumpit spikaste im atë; Janet Yellen, shefja e Federal Reserve; dhe Lloyd Blankfein, shefi i Goldman Sachs – të gjithë hebrenj – në mesin e një gjuhe të ashpër që fliste për “interesa speciale” dhe “interesa speciale globale”. Xhindi u lejua të dalë nga shishja, dhe tani do të duhen shumë breza për ta rifutur, dhe kjo nuk u kufizua vetëm në SHBA.

Lexo po ashtu:  "Njeriu i mençur nuk habitet asnjëherë." - Thëniet më të bukura për mençurinë

Në Hungari, Kryeministri Viktor Orban nisi një fushatë antisemitiste me postera, duke akuzuar padrejtësisht tim atë, se donte të mbushte Hungarinë me migrantë. Kjo përfshiu vendosjen e fytyrës së tim eti në dyshemenë e tramvajëve në Budapest, me qëllim që njerëzit të shkelnin mbi të. E gjithë kjo për t’i shërbyer agjendës së Orban.

Tani kemi atentate me bombë. Ndërkohë që përgjegjësia është e individit apo individëve që dërguan këto pajisje vdekjeprurëse në shtëpinë time, si dhe në zyrat e Z. Obama dhe Znj. Clinton, unë nuk mund ta shoh të shkëputur nga normalja e re e demonizimit politik, që ka pllakosur sot.

Unë padyshim nuk kam iluzionin që urrejtja e drejtuar kundër nesh është unike. Ka shumë njerëz në SHBA dhe përreth botës që kanë ndjerë forcën e kësaj fryme të ligë. Tashmë është bërë shumë “normale” që, njerëzit që thonë atë që mendojnë, të gjenden përballë armiqësive personale, mesazheve plot urrejtje në mediat sociale dhe kërcënimeve me vdekje.

Lexo po ashtu:  800 mijë njerëz shpenzuan 2 miliardë euro në lojëra fati në Greqi

Eshtë bërë gjithashtu normale që organizatat, të cilat bëjnë punë të rëndësishme pro demokracisë të përballen me kërcënime ekzistenciale, për shkak se pranojnë mbështetje nga fondacionet që krijoi im atë. Dhe gjithashtu është bërë normale që, udhëheqësit politikë të cilët kur marrin detyrën, betohen të mbrojnë të gjithë qytetarët, në vend të kësaj ndjekin një politikë përçarjeje dhe urrejtjeje.

Jemi shumë larg ditëve kur Senatori John McCain kundërhstoi vetë mbështetësit e tij gjatë fushatës së 2008, për të mbrojtur në mënyrë patriotike kundërshtarin e tij, Z. Obama – e gjitha sepse ai besonte që shëndeti i demokracisë sonë, ishte më i rëndësishëm se sa fitoret e tij personale politike.

Ne kemi nevjë të gjejnë rrugën drejt një diskursi të ri politik, i cili hedh poshtë demonizimin e të gjithë kundërshtarëve politikë. Një hap i parë do të ishte që të votonim për të refuzuar ata politikanë, që janë përgjegjës për tronditjen e institucioneve të demokracisë sonë. Dhe duhet ta bëjmë tani, përpara se të jetë shumë vonë.

Burimi: New York Times

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *