Kos frutash për fëmijët

Kosi duket si një zgjedhje shumë e mirë për vogëlushin tuaj por jo në qoftë se është bërë “posaçërisht” për fëmijët.

Kjo ndodh sepse kosi normal është i përbërë nga qumështi dhe mikroorganizmat të cilat e ndihmojnë këtë të fundit të fermentohet në kos. Këto dy përbërës i japin fëmijës kalcium dhe i forcojnë organizmin.

Ndërkohë që kosi i frutave i konservuar, i cili ka si target  vetëm fëmijët ka dy lugë sheqer, shija artificiale madje dhe ngjyrues artificialë.

Për kos të shëndetshëm për fëmijët, blini kos të thjeshtë dhe miksojeni me fruta dhe reçel sipas dëshirës.

Haribot me fruta

Janë me fruta, dhe nga emri duhet të jenë të bëra me fruta të vërteta dhe të kenë vitamina apo jo? Gabim. Përberesit kryesorë janë sheqernat – lëng frutash i koncentruar (i cili është sheqer), sheqer dhe shurup drithërash. Shtojini shije artificiale dhe ngjyrues dhe ja ku e keni ëmbëlsirën e vogël me emër të shëndetshëm.

Muffins

Lexo po ashtu:  Efektet negative mbi veshkat të medikamenteve të ndryshme

Muffins e blera bëhen me sheqer, vaj dhe miell të zbardhur.

Nëqoftëse doni t’i jepni fëmijëve muffins ju sugjerojmë t’i bëni vetë. Receta është e thjeshtë dhe ju mund t’i shtoni kunguj të vegjël, karrota, banane, etj për ta bërë më të shëndetshëm.

Shkopinjtë me drithëra

Kur e keni me nxitim në mëngjes para se ta çoni fëmijën tuaj në shkollë, mund të tundoheni t’i jepni një shufër më drithëra – fundja përse jo? Në paketim thuhet se ka dhe fruta përveç drithërave. Problemi është se frutat janë thjesht sheqer me pak lëng frutash të koncentruar (më shumë sheqer). Në një  shufër drithërash gjejmë 5 lloje të ndryshme sheqeri dhe vaj të hidrogjenizuar dhe shije dhe ngjyrues fallco.

Lëngu i frutave i ambalazhuar

Lëngu i frutave është një pije që e kemi trashëguar nga fëmijëria, por nuk është opsioni më i shëndetshëm.

Meqenëse në këto lëngje mungon fibra e frutave, ajo zëvendësohet me sheqer. Sugjerohet që gotat me lëng në një ditë të jenë të limituara, pasi mund të bëhen shkak për obezitet dhe diabet në të ardhmen.

Lexo po ashtu:  Tetë shenja psikologjike paralajmëruese të cilët kurrë nuk duhet t’i injoroni!

Pijet sportive

Pijet sportive duhen përdorur në vendin dhe kohën e duhur. Kur fëmija juaj ka bërë 40 minuta stërvitje nën diell, po, duhet ta pijë lëngun për rehidratim.

Nëqoftëse nuk është nxehtë, por ama është stërvitur për shumë orë atëherë po, mund ta konsumojë përsëri.

Por nëse nuk është nxehtë dhe fëmija nuk stërvitet fort ose ka mundësi për pushim, opsioni më i mirë është që të pijë ujë.

Pijet sportive njihen si pije me sheqerna të tepërta, të cilat mund të shkaktojnë probleme në të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *