Tanimë dihet se ushqimi përbën një faktor kryesor në përmirësimin apo përkeqësimin e sëmundjes së diabetit. Në përgjithësi ushqimet, që përmbajnë shumë yndyrë, kripë dhe sheqer janë mjaft të dëmshme dhe të papërballueshme për shumë persona.

Yndyrat, kripa dhe sheqeri janë armiqtë kryesorë të organizmit dhe sidomos të personave, të cilët vuajnë nga diabeti.

Më poshtë është lista e disa nga ushqimet më të rrezikshme për njerëzit që vuajnë nda diabeti:

Orizi i bardhë– Orizi i bardhë është i lirë dhe gatuhet shpejt.

Por siç ndodh rëndom me ushqimet e tjera të përgatitura nga mielli i rafinuar (buka e bardhë dhe makaronat) edhe orizi i bardhë është i zhveshur nga çdo ushqyes i rëndësishëm.

Për më tepër, ai rrit nivelin e sheqerit në gjak.

Patatet e skuqura

Patatet e skuqura minojnë përpjekjet tuaja për të ruajtur peshën optimale dhe mbajtur nën kontroll diabetin. Konsumoni më shumë patate të pjekura. Zgjidhni pataten e ëmbël. Prijeni në feta dhe piqini në furrë. Mos blini patate të ngrira në supermarket sepse janë të mbushura me përbërës artificialë.

Lexo po ashtu:  Numri emergjent që duhet të telefononi nëse dyshoni që keni coronavirus

Frutat konservë

Ngrënia e frutave dhe perimeve të freskëta u bën shumë mirë njerëzve që vuajnë nga diabeti i tipit 2. Frutat konservë bëjnë të kundërtën. Ato janë të mbushura me shurup të ëmbël të përpunuar. Nëse këto fruta ju pëlqejnë shumë, më mirë shpëlajini me shumë ujë përpara se t’i hani.

Pijet e gazuara

Pijet e gazuara, madje edhe ato që reklamohen si pa sheqer janë të rrezikshme për peshën dhe diabetin. Zëvëndësojeni këtë pije me ujë me gaz me pak lëng limoni ose limoni jeshil. Hidhni frutat në ujë bashkë me borzilok e limon dhe kështu keni krijuar një pije të shëndetshme që shuan etjen.

Mishrat e përpunuar

Mishrat e përpunuar mund të mos përmbajnë sheqer por ato kanë shumë yndyrë, kripë dhe substanca të tjera shtesë që rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2. Hiqni dorë nga sallamet, proshutat, salçicet, donerët e të tjerë dhe zgjidhni mish të mirë në gjendje natyrale të papërpunuar.

Drithërat e ëmbël

Drithërat e mëngjesit me ngjyra e çokollatë gjenden në çdo shtëpi. Ato janë të mbushura me sheqer dhe nuk kanë fibër. Zgjidhni drithëra që përmbajnë 5 gramë ose më shumë fibër dhe më pak se 7 gramë sheqer për racion.

Lexo po ashtu:  Mungesa e vitaminës B12 – 6 ushqimet më të mira për të shmangur simptomat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *