Shpesh keni dëgjuar t’ju thonë se duhet të hani më shumë ushqime jeshile. Nga nënat tona te mjekët, të gjithë thonë që perimet dhe frutat jeshile janë të mira për shëndetin. Por a keni dëgjuar se dhe perimet dhe frutat e verdha janë shumë të mira për shëndetin?

Përfshirja e ushqimeve të verdha në dietën tuaj ka një sërë përfitimesh shëndetësore, që nga një lëkurë e pastër dhe shkëlqyese në një imunitet më të mirë.

Po çfarë efektesh të tjera kanë ushqimet e verdha?

  • Karotenoide

Ushqimet e verdha janë të mbuashura me karotenoide dhe bioflavonoidë që funksionojnë si antioksidantë dhe frenojnë një sërë sëmundjesh. Antioksidantët reduktojnë inflamacionin që lidhet me disa sëmundje dhe gjithashtu parandalon dëmtimin nga radikalet e lira.

  • Bioflavonoidet

Bioflavonoidet në ushqimet e verdha ndonjëherë quhen dhe vitamina P. Ky element ndihmon në zbërthimin e vitaminës C në trup dhe siguron sasinë e mjaftueshme të vitaminës C që nevojitet për ushqyerjen e lëkurës. Ndihmon duke promovuar prodhimin e kolagjenit, që është një element i rëndësishëm kundra plakjes.

  • Vitamina C
Lexo po ashtu:  “Kur një qeveri është e varur nga bankierët për para, janë bankierët, dhe jo liderët e qeverisë, ata që e kontrollojnë situatën. Paraja nuk ka atdhe; financierët s’kanë patriotizëm dhe s’kanë njerëzi. Qëllimi i vetëm i tyre është fitimi.”

Specat e verdhë dhe bananet janë të pasur me kalium, që është një nga lëndët ushqyese kyç të një diete të shëndetshmë ushqimore. Fruta si mango dhe limoni janë të pasur më vitamina C që përmirëson sistemin imunitar dhe e bën lëkurën tuaj të shkëlqejë. Gjithashtu vitamina C është një vitaminë thelbësore që trupi nuk e prodhon dot vetë, kështu që duhet ta marrim nga burimë të jashtme. Vitamina C përmirëson shëndetin e kockave dhe nyjeve dhe gjithashtu përmirëson kolesterolin dhe tensionin e gjakut.

​Ushqimet e verdha gjithashtu mund të përmirësojnë humorin tuaj dhe janë shumë të mirë për shëndetin dentar dhe atë të flokëve.

Ushqime të verdha që duhet t’i shtoni në dietën tuaj:

  • Bananja – E lehtë për t’u ngrënë dhe e përballueshme financiarisht, bananja sjell një sërë efektesh pozitive në shëndet, duke përfshirë humbjen e peshës.
  • Ananasi – Është shumë i mirë për tretjen dhe redukton inflamacionin.
  • Specat e verdhë – Janë të pasur me fibra, folate, hekur dhe antioksidantë.
  • Limoni – Limoni ka efekte hidratuese dhe alkaline, që ndihmojnë në frenimin e gurëve në veshka dhe përmirëson metabolizmin.
Lexo po ashtu:  Sondazhi i fundit: 60.3% e shqiptarëve të Kosovës duan bashkim kombëtar me Shqipërinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *