Më poshtë gjeni listën e ushqimeve që duhet t’i hani nëse dëshironi të keni flokë të shëndetshme.

Vezët

Vezët janë të parat në listë për flokë të shëndetshëm sepse ato përmbajnë shumë proteina dhe biotinë, por edhe shumë lëndë të tjera ushqyese si zinku dhe seleniumi. Folikulat e flokut janë kryesisht të përbëra nga proteina dhe kur nuk ka mjaftueshëm proteina në dietën ushqimore fillojnë dhe bien flokët.

2.Frutat e pyllit

Frutat e pyllit janë fantastike për dietën tuaj sepse përmbajnë kombinime të vitaminave që nxisin rritjen e flokëve.

Antioksidantët ndihmojnë mbrojtjen e flokëve nga dëmtimet.

3.Spinaqi

Spinaqi është një burim fantastik i vlerave ushqyese si Folati, hekuri, vitamina A dhe C. Secila nga këto ka një rol në rritjen e shëndetshme të flokëve.

4.Peshqit e yndyrshëm

Peshqit e yndyrshëm si Salmoni, Skumbri, etj, rrisin flokët për shkak të përqëndrimit të lartë të Omega 3.

5.Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla përmbajnë beta karoten, i cili në trup konvertohet si vitaminë A, e cila ndihmon në prodhimin e sebumit. Sebumi ndihmon në mbrojtjen e lagështisë së flokëve.

Lexo po ashtu:  Pesë ushqime që femrat mendojnë se nuk duhet t’i hanë gjatë shtatzënisë, por në fakt janë të sigurta

6.Avokado

Avokadoja përmban yndyrna të mira dhe vitaminë E, kjo vitamin është fantastike për neutralizimin e radikaleve të lira dhe ndikojnë në rritjen e flokëve.

7.Midhjet

Midhjet përmbajnë zink, i cili ndikon në rritjen e flokëve. Nëse nuk mund të hani midhje, mos u shqetësoni, zinku gjendet edhe në ushqime të tjera si mishi, perimet, vezët farat dhe frutat e thata.

8.Karkalecat

Karkalecat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e flokëve sepse përmbajnë proteina, vitaminë B, zink, hekur dhe vitaminë D, të cilat forcojnë rrënjën.

9.Fasulet

Fasulet janë një burim i shkëlqyer proteinash, hekuri, biotine, zinku dhe folati, të cilat janë esenciale për rritjen e flokëve. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *