Në këtë artikull do të mësoni më shumë për ushqimet që ushqejnë dhe mbrojnë trurin por edhe përmirësojnë kujtesën dhe humorin.

Peshqit

Peshqit dhe frutat e detit janë të pasur me acide yndyrore omega-3. Këto acide yndyrore janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e funksioneve të trurit.

Gratë shtatzëna rekomandohet të hanë shumë peshk gjatë shtatzanisë për të përmirësuar rritjen dhe zhvillimin e trurit të foshnjës. Peshqit më të mirë janë: salmoni, peshku ton, skumbria, midhjet, sardelet dhe trofta.

Frutat e Pyllit

Frutat e pyllit kanë shumë antioksidantë të cilat e mbrojnë trurin nga sëmundjet e ndryshme. Këto substanca të mirë përmirësojnë kujtesën dhe aftësitë e të nxënit. Frutat më të mira të pyllit janë luleshtrydhet, boronica, manaferra përbërësit e të cilëve përmirësojnë komunikimin e brendshëm të neuroneve në tru.

Arrorët

Arrorët janë të pasur me proteina, fibër, vitamina, antioksidantë dhe përbërës të tjerë që mbështesin shëndetin e zemrës por edhe të trurit. Acidet polio-të-pangopura tek arrorët mirëmbajnë shëndetin e zemrës dhe kjo e fundit është e lidhur ngushtë me funksionet e trurit.

Lexo po ashtu:  Këto janë dy shenjat e horoskopit më me fat për sot

Perimet

Perimet si brokoli, barishtet e egra, lakrat e vogla ofrojnë sasi të larmishme të vitaminë K e cila është e domosdoshme për sinjalet që dërgojnë qelizat e trurit. Studimet thonë se një regjim i pasur me vitaminë K ndihmon ndjeshëm në përmirësimin e funksioneve të trurit.

Kafeja
Kafeina besoeht të jetë mirëbërëse për lëndën gri të trurit. Kafeina rrit përqendrimin, përmirëson kohën e reagimit, kujtesën vizuale, përmirëson humorin dhe ul rrezikun e depresionit. Megjithatë, sasia e rekomanduar ditore e kafesë është deri në 5 filxhanë në ditë dhe jo më tepër.

Çokollata e Zezë

Flavonoidët tek çokollata e zezë përmirësojnë qarkullimin e gjakut, mbrojnë shëndetin e zemrës dhe e mbajnë zemrën të mprehtë. Konsumi i rregullt i çokollatës me mbi 70 përqind kakao e mbron trurin nga shumë sëmundje dhe e mban atë të mprehtë.

Farat

Farat janë të pasura me yndyrna të shëndetshme, antioksidantë dhe fibër. Farat më të mira për shëndetin e trurit janë farat e lulediellit, farat e linit dhe farat e kungullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *