Mineralet dhe vitaminat kanë luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë dhe në funksionimin efektiv të trupit tonë. Ne marrim minerale duke konsumuar bimë të ndryshme të cilat i thithin këto minerale nga toka dhe konsumojmë mish nga kafshët që kullotin nëpër këto bimë. Një shembull është kalciumi për dhëmbë dhe eshtra të forta.

Por a mund të ndikojë ushqimi në dëgjimin tuaj? Sipas studiuesve, përgjigja është po.

Kaliumi: Kaliumi rregullon sasinë e lëngjeve në indet e trupit tuaj dhe në gjak. Kjo është e rëndësishme për të përmirësuar dëgjimin pasi në veshin e brendshëm të njeriut ka lëngje. Veshi i brendshëm është pjesë e veshit që përkthen zhurmat që dëgjojmë rreth nesh në impulse që truri ynë e interpreton si tingull. Veshi i brendshëm varet nga kaliumi dhe prandaj është e domosdoshme që të kemi një dietë të pasur me kalium. Me kalimin e viteve, këto nivele për fat të keq bien dhe kjo mund të jetë një nga shkaqet e “presbycusis”, lloji më i zakonshëm i humbjes së dëgjimit sensorineural të shkaktuar nga plakja natyrore.Ushqime të pasura me kalium janë bananet, avokadot, patatet, spinaqi, qumështi, portokalli, kajsia, domatja, fasulet dhe kosi.

Lexo po ashtu:  Studimi amerikan shuan shpresat: Vera dhe moti i nxehtë nuk e ndalojnë Koronavirusin

Acidi folik: Studimet tregojnë se acidi folik është jetësor për aftësinë e trupit tuaj për të gjeneruar një rritje të re të qelizave. Të rriturit me nivele të ulëta të acidit folik në gjakun e tyre kanë më shumë gjasa të zhvillojnë “presbycusin”. Hulumtimi thotë se vitaminat që përmbajnë acid folik mund të ngadalësojnë humbjen e dëgjimit. Trupi përdor acid folik për të metabolizuar homocistin, një përbërës inflamator që zvogëlon qarkullimin e gjakut. Qarkullimi i mire i gjakut është i rëndësishëm në mënyrë që qelizat e veshit të brendshëm të jenë të shëndetshme dhe të punojnë siç duhet. Ushqimet e pasura me acid folik janë mishi, asparagus, brokoli dhe spinaqi.

Zink: Zinku nxit sistemin imunitar të trupit tuaj dhe është gjithashtu përgjegjës për rritjen e qelizave dhe për shërimin e plagëve. Kjo do të thotë se zinku është i dobishëm për t’u mbrojtur nga mikrobet që shkaktojnë infeksion në vesh. Ushqimet e pasura me zink përfshijnë mishin e viçit, mishin e derrit dhe pulën, bajame, kikirikë, fasule, bizelet, thjerrëzat, çokollatë të errët, tërshëra, rrushi, kuinoa, boronica të thata dhe fijet e arrës së kokosit

Lexo po ashtu:  E keni menduar se çfarë duhet të bëni kur në një intervistë pune ju ofrojnë kafe?

Magnezi: Hulumtimi i kryer në Universitetin e Miçiganit, Kresge Hearing Research Institute, ka treguar se njerëzit që trajtohen me magnez janë të mbrojtur nga humbja dëgjimit. Studiuesit besojnë se arsyeja për këtë është aftësia e magnezit për të luftuar efektet e radikaleve të lira të krijuara nga zhurma me zë të lartë, duke vepruar si një pengesë që mbron qelizat në veshin e brendshëm. Mungesa e magnezit adekuat në veshin e brendshëm bën që enët e gjakut të tkurren si rezultat i mungesës së oksigjenit. Ushqimet e pasura me magnez përfshijnë fruta dhe perime, të tilla si banane, karçof, patate, spinaq, domate dhe brokoli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *