Vitamina D është e vetmja lëndë ushqyese që trupi juaj prodhon kur ekspozohet ndaj rrezeve të dielit.

Ajo është gjithashtu shumë e rëndësishme për absorbimin më të mirë të kalciumit, i cili luan një rol kryesor në forcimin e kockave të trupit të njeriut.Njerëzit përdorin pilula që përmbajnë vitaminë D, por një mënyrë tjetër e shëndetshme e marrjes së saj, është konsumi i ushqimeve që e përmbajnë vitaminën.

1.Qumështi i lopës
Qumështi i lopës, lloji më i konsumuar i qumështit, është natyrshëm një burim i mirë i shumë lëndëve ushqyese, duke përfshirë kalciumin dhe fosforin. Në disa vende, qumështi i lopës është i pasuruar me vitaminë D.

2.Qumësht soje
Për shkak se vitamina D gjendet pothuajse ekskluzivisht në produktet shtazore, vegjetarianët dhe veganët janë në një rrezik veçanërisht të lartë për të mos marrë mjaftueshëm.Për këtë arsye, në zëvendësuesit e qumështit me bazë bimore si qumështi i sojës vendosen sasi vitamine D.

3.Lëng portokalli
Rreth 75% e njerëzve në mbarë botën janë intolerantë ndaj laktozës, dhe 2-3% të tjerë kanë alergji nga qumështi.

Lexo po ashtu:  Pse disa fëmijë priren të jenë më të dhunshëm se të tjerët, kush e ka fajin?

Për këtë arsye, disa vende e pasurojnë lëngun e portokallit me vitaminë D dhe lëndë të tjera ushqyese, të tilla si kalciumi.

4. Drithëra, tërshërë
Drithëra të caktuara dhe tërshëra janë gjithashtu të pasuruara me vitaminë D..

5. Salmoni
Salmoni është një peshk me yndyrë dhe burim i madh i vitaminës D.

4. Sardele dhe Herring
Herring është një peshk që hahet në të gjithë botën. Ai mund të shërbehet i papërpunuar, i konservuar, i tymosur ose turshi. Ky peshk i vogël është gjithashtu një nga burimet më të mira të vitaminës D.

5. Ton i konservuar
Shumë njerëz e shijojnë tonin e konservuar për shkak të aromës dhe faktit që nuk mer shumë kohë për t’u gatuar. Edhe ky ushqim përmban vitaminë D, por sigurohuni të blini firma të besuara, në vende të besuara.

6.Të verdhat e vezëve
Vezët e plota janë një tjetër burim i mirë, si dhe një ushqim i mrekullueshëm ushqyes.

7. Kërpudha
Kërpudhat janë një burim bimor i vitaminës D. Edhe ato, si njerëzit, mund ta sintetizojnë këtë vitaminë, kur janë të ekspozuara ndaj dritës.

Lexo po ashtu:  Tre gabimet që i bëjmë çdo mëngjes

8. Vaji i mëlçisë së merlucit
Ndonëse nuk konsiderohet ekzaktësisht ushqim, vaji i mëlçisë së merlucit është një suplement shumë i njohur. Nëse nuk ju pëlqen peshku, marrja e vajit të mëlçisë së merlucit mund të jetë thelbësore për të marrë disa lëndë ushqyese që nuk janë të disponueshme në burime të tjera. Është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës D dhe A. Sidoqoftë, vitamina A mund të jetë e dëmshme në sasi të larta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *