Ndjenja e këmbëve të rënda për shkak të venave të zgjeruara është e pranishme te shumica e njerëzve, mirëpo ky problem mund të zgjidhet

Në organizëm duhet të futen substanca të cilat forcojnë muret e venave dhe dejet e venave të cilat kanë humbur elasticitetin, për shkak të të cilave qarkullimi i gjakut është i vështirësuar.

Për të mbetur elastike indet lidhëse të mureve, para së gjithash, duhet të marrim vitaminat B6 dhe B12, të cilat më së shumti janë në produktet integrale, kërpudha dhe lakër, thotë profesori Hademar Bankhofer, specialist i ushqimit.

Për mbrojtjen e sistemit të shëndetshëm të venave, janë të rëndësishme edhe amino-thartirat prolin dhe glicin, të cilat gjenden në mishin e peshkut, në produkte e sojës, fasule dhe bizele.

Veç kësaj, rol të rëndësishëm ka edhe kolagjeni, mirëpo për të prodhuar organizmi në sasi të mjaftueshme i nevojitet zinku.

Në këtë qëllim dr. Bankhofer rekomandon konsumimin e misrit, perimeve rrënjore dhe bishtajoret.

Venat i forcon edhe vitamina C, e cila më së shumti gjendet në pemët e tharta, majdanoz dhe spec.

Lexo po ashtu:  Çfarë duhet të konsumoni gjatë ditëve që jeni me cikël

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *