Kanë vazhduar reagimet lidhur me emërimin e Anton Qunit si ministër i mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, së fundi këtë e bëri edhe gjenerali Vladimir Lazareviç që është i gjykuar i Hagës për krime lufte, pasi sihte kryeshef i shtabit të Korpusit të Prishtinës në kohën e luftës dhe bombardimeve të NATO-së.

“Ushtarët e vrarë kanë mbrojtur kufirin shtetëror sepse në vitin 1998 nuk kishte luftë dhe këtë tahs po e harron shumëkush”, ka thënë Lazareviq, shkruan “Novosti”.

Emërimi i Qunit për ministër është përpjekje e fshehjes së krimeve. Duhet të jemi të vetëdijshëm se ky post në fakt është shpërblim i këmbësorisë së NATO-së sepse të gjitha ngjarjet që ndodhen pas 1998 kanë zbuluar cili ishte synimi i terroristëve që iu ka dhënë mbështetje , shprehet ai.

Sipas Lazareviç “është hipokrizi të flitet për pajtim nëse terroristin e gjykuar e emëron për ministër, por ne nuk duhet të harrojmë atë që na kanë bërë. Jam i sigurt se 80 mijë pjesëtarët e Korpusit të Prishtinës këtë kurrë nuk do ta harrojnë”.

Lexo po ashtu:  Amerika nuk do t’i tërheqë trupat ushtarake nga Kosova

Këtë porosi të vendosur përmes “Novosti” e dërgon gjenrali Vladimir Lazareviç, i cili në kohën e bombardimeve dhe agresionit të NATO-së në SRJ ishte krye-shef i shtabit të Korpusit të Prishtinës.

Ai ka theksuar se nuk ka asnjë dilemë se sulmet në vendin tonë nga territori i Shqipërisë ishin akt terrorist ndërkombëtar.

“Edhe OKB atë sulm e ka vlerësuar si terrorist përderisa anëtarët e NATO-së kanë marr qëndrimin se asgjë serioze nuk ka ndodhur. Terroristët gjatë ndërhyrjes kanë shfrytëzuat minahedhës dhe bomba dore e granata dhe ushtria ishte detyruar të përgjigjet dhe të mbroj integritetin territorial. Ushtarët e vrarë kanë mbrojtur kufirin shtetëror sepse në 1998 nuk kishte luftë dhe këtë po  e harrojnë shumëkush”, ka thënë Lazareviç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *