Librat për instrumentet muzikore në Kosovë janë në gjuhën serbe. Madje njëra nga veprat e krijuara nga kompozitorët serb për “Ushtrinë e Titos”, vazhdon të interpretohet nga disa nxënës.

Këto tekste të cilat ekzistojnë tani e 40 vjet, përdoren në shkollat e muzikës në vendin tonë, pasi Ministritë gjegjëse ajo e Kulturës dhe Arsimit, nuk kanë marrë mundin të investojnë në këtë drejtim.

Disa tinguj muzikor të interpretuar në piano janë të veprës së quajtur “Ushtria e Titos”, e cila si vepër muzikore nga kompozitor serb është në partiturat e librave për klasat e para dhe të dyta në shkollën e ultë të muzikës.

Edhe pse kjo vepër injorohet nga shumica e mësimdhënësve, ka edhe nga ata që e praktikojnë me nxënësit e tyre. E tërë kjo ndodhë për shkak se tani e 20 vite në sistemin e mësimit muzikor instrumental nuk ka një libër përmbledhës të veprave të kompozitorëve shqiptar dhe atyre të huaj.

Në librat e përmbledhura me vepra muzikore, të cilat përdoren në shkollat e muzikës në Kosovë janë të pranishme veprat nga autorët botëror, por vepra të shumta janë edhe nga kompozitorët serb. Madje libri në tërësi është në gjuhën serbe. Këto libra përdorën në shkollat tona, tani e 40 vite.

Lexo po ashtu:  Qytetarët e Prizrenit protestojnë para gjykatës, kërkojnë dënimin e të akuzuarit për krime lufte në Krushë të Vogël, serbit Darko Tasiq - “Ku janë bijtë tanë?”, “113 të vrarë, 145 fëmijë jetim, 68 ende të zhdukur”

Dhjetëra kërkesave drejtuar Ministrisë së Arsimit lidhur me këtë çështje, këta të fundit nuk u janë përgjigjur.

Kompozitorët vënë në dukje se përgjegjësit e shëndetit kulturor të popullit, që janë Ministria e Kulturës dhe ajo e Arsimit, janë fajtorët kryesor në këtë çështje të cilët nuk nxisin, njerëzit, shoqatat, botuesit që kjo gjendje të përmirësohet.

E në Ministrinë e Arsimit, si përgjegjës për hartimin e politikave arsimore, planprogrameve dhe hapjes së konkursit për shtëpitë botuese për krijimin e literaturës adekuate për shkollat e ulëta dhe të mesme të muzikës, nuk kanë marrë mundin asnjëherë të jenë në kryerjen e detyrave të tyre, pasi shkollat e muzikës në Kosovë vazhdojnë të punojnë me literaturë në gjuhën serbe dhe disa prej veprave janë edhe nga kompozitorët serb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *