Hulumtimet e fundit të bëra në Institutin e Teknologjisë Athlone studiuan efektet e disa vajrave natyrorë në bakteret e zakonshme që gjenden në gojë.

Shkencëtarët zbuluan se kur vaji i arrës së kokosit trajtohet me enzima ndihmon tretjen e ushqimit në mënyrë efektive pengon rritjen e shumicës së baktereve të këqija që gjenden në gojën tonë, përfshiu S. Mutans.

S. mutans është një baktere që prodhon acid që luan një rol të madh në prishjen e dhëmbëve, duke prekur 60 deri 90% të fëmijëve dhe shumicën e të rriturve në vendet e industrializuara.

Ndërsa vetitë që luftojnë bakteret e vajit të arrës së kokosit nuk janë asgjë e re, studimet e mëtutjeshme të paraqitura në mbledhjen e vjeshtës të Shoqatës për Mikrobiologji të Përgjithshme në Universitetin e Warwick, sugjeruan që vaji i arrës së kokosit të trajtuar me enzimë mund të jetë një vrasës i mundshëm për maja Candida albicans, e cila shkakton trullosje .

Përfshirja e vajit të arrës së kokosit të modifikuar me enzimë në produktet e higjienës dentare do të ishte një alternative tërheqëse për aditivët kimikë, veçanërisht pasi punon në përqendrime relativisht të ulëta, shkruan daily health post.

Lexo po ashtu:  Plazhi është shumë afër, mësoni hilet për t’i zhdukur sa më shpejt kilet e tepërta

“Gjithashtu, me rritjen e rezistencës ndaj antibiotikëve, është e rëndësishme që ta drejtojmë vëmendjen tonë në mënyra të reja për të luftuar infeksionin mikrobik”, tha studiuesi kryesor Dr Damien Brady, nga Instituti Athlone i Teknologjisë në Republikën e Irlandës.

Jo vetëm që kërkimi i tyre do të thotë shumë për shëndetin tonë oral, ata gjithashtu po shohin efektet e produkteve të tretura, të tilla si vaji i arrës së kokosit, në shëndetin tonë të përgjithshëm të zorrëve.

“Të dhënat tona sugjerojnë që produktet e tretjes njerëzore tregojnë aktivitet antimikrobik. Kjo mund të ketë pasoja për mënyrën se si bakteret kolonizojnë qelizat që rreshtojnë traktin tretës dhe për shëndetin e përgjithshëm të zorrëve”, tha Dr Brady.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *