Njerëzit që konsumojnë një regjim ushqimor mesdhetar vuajnë më pak nga sëmundjet kardiovaskulare. Ekspertët besojnë se çelësi i suksesit të këtij regjimi ushqimor është pikërisht vaji i ullirit. Ky vaj përmban fenolë të cilët janë tepër efikasë në hollimin e gjakut dhe parandalimin e mpiksjes së tij.

Bllokimi i enëve të gjakut konsiderohet një faktor i lartë rreziku për atakun në zemër dhe isheminë. Fenolët tek vaji i ullirit luajnë edhe rolin e antioksidantëve të cilët ulin rrezikun e sëmundjeve kronike.

Përfitime të tjera të vajit të ullirit
Studimet shkencore mbi këtë çështje, tregojnë se vaji i ullirit ka aftësinë të:

Përmirësojë tensionin e gjakut dhe nivelin e lipideve,

Parandalojë diabetin e tipit 2 dhe të mbajë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak tek diabetikët,

Ulë rrezikun e mpiksjes së gjakut që shkakton atak të papritur në zemër,

Të ulë rrezikun e sëmundjeve tumorale

Vaji i ullirit, një zgjedhje e zgjuar dhe e shëndetshme
Vaji i ullirit është gjithmonë një zgjedhje e shëndetshme për konsumatorin për dy arsye.

Profili i yndyrnave të vajit të ullirit
Vaji i ullirit përbëhet kryesisht nga yndyrna mono-të-pangopura e të shëndetshme.

Lexo po ashtu:  1 në 3 njerëz me artrit jetojnë me dhimbje!

Ky profil është i dobishëm për uljen e nivelit të kolesterolit.

Kësisoj ju mund ta përdorni vajin e ullirit për të zëvendësuar ushqime si gjalpi dhe yndyrnat e tjera.

Mikroushqyesit
Sipas të dhënave, vaji ekstra i virgjër i ullirit përmban mbi 230 përbërës bioaktivë tepër të rëndësishëm për organizmin.

Këtu përfshihen edhe antioksidantët, vitamina E dhe polifenolët.

Si të ruani vajin më të mirë të ullirit
Mënyra se si blini dhe ruani vajin e ullirit është e rëndësishme për të korrur përfitimet maksimale prej tij.

Nxehtësia, drita dhe oksigjeni jo vetëm që e degradojnë shijen dhe aromën e tij por edhe vlerat shëndetësore.

Për rezultate më të mira ju duhet:

Ta mbani vajin e ullirit në shishe qelqi, në errësirë dhe në një vend të freskët, por jo në raftet që ndodhen sipër furrës.

Të blini shishet të renditura sa më thellë në raftet e supermarketeve.

Të lexoni etiketat dhe të kuptoni periudhën e ekspozimit të vajit ndaj faktorëve denigrues.

Kohëzgjatja ideale e vajit të mirë është 12 muaj.

Lexo po ashtu:  Mjeku britanik zbulon ushqimin shqiptar që ndihmon mbrojtjen nga Covid 19

Kura më e mirë është një lugë vaj ulliri në mëngjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *