Vaji i ullirit, përbën një formulë shëndeti dhe jetëgjatësie. Në të gjenden acidet omega-3-yndyrore, vitamina A dhe E, metale, selen, si dhe substanca antioksiduese, të cilat mbrojnë qelizat nga shkatërrimi, që mund të vijës si pasojë e radikaleve e të lira.

Ai është i pasur me lëndë të ndryshme ushqyese, antioksidues, yndyra të pangopura, lëndë ushqyese anti-inflamatore që parandalojnë sëmundje të ndryshme, luftojnë radikalet e lira, ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe parandalojnë plakjen e parakohshme.

Dobitë

– Ul sasinë e kolesterolit “të keq” në gjak, që rezulton në uljen e sëmundjeve të zemrës.

– Rrit sasinë e kolesterolit “të mirë”, duke ndihmuar kështu funksionin e mirë të enëve të gjakut.

– Parandalon formimin e trombozave. Personat që konsumojnë dy lugë vaj ulliri në ditë, kanë rënie të LDL-kolesterolit dhe ngritje të nivelit të substancave antioksiduese në gjak të cilat kanë efekt pozitiv në mbrojtjen e zemrës.

– Ul presionin e gjakut dhe ndihmon në terapinë e hipertensionit.

– Ndihmon në funksionin optimal të trurit, si dhe në shëndet të mbarë të kockave, sidomos në fëmijë të vegjël, pasi ndihmon në absorbimin e kalciumit.

Lexo po ashtu:  Në jetën tonë të përditshme të gjithë duhet të shmangim kaosin: Rrahja e krahëve të një fluture ndryshon gjithçka

– Duke qenë i pasur në vitaminë E, ndihmon në mbarëvajtjen e procesit të plakjes dhe, për këtë, është i domosdoshëm për të moshuarit.

– Mbron stomakun nga ulcera dhe gastriti.

– Mbron mëlçinë nga çrregullime dhe infeksione të ndryshme

– Studimet e reja tregojnë se ndihmon në parandalimin e kancerit të lëkurës, të zorrës, të prostatës dhe të gjirit dhe mbron qelizat e ADN-në nga deformimet, që mund të çojnë në shfaqjen e kancerit.

– Është më rezistues ndaj temperaturave të larta të gatimit.

– Ndihmon metabolizmin dhe rregullimin e sheqerit në gjak.

Padobitë

Vaji i ullirit është produkti që kalori më shumë nga çdo lloj ushqimi tjetër! Për këtë arsye duhet konsumuar me sasi shumë të kufizuara, pasi mund të çojë shumë lehtë në shtim peshe.

Ullinjtë në krahasim me vajin e ullirit kanë natyrisht më pak kalori për të njëjtën sasi dhe përmbajnë fibrat bimore të cilat nuk gjenden te vaji.

1 kupë ullinj ka 150 kalori, 24% hekur, 17% fibra. Vaji nuk i ka këto dhe vetëm 1 lugë ka kaq kalori. Por, vaji është koncentrat vitamine E dhe antioksidantësh tepër të fuqishëm.

Lexo po ashtu:  Përse dikënd e bezdisin zhurmat e përtypjes së dikujt gjatë ngrënies?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *