Kur e gjithë bota po konkurron se kush do të prodhojë vaksinën e parë anti-covid, njërës nga kompanive që është në garë i është ndërprerë prova e vaksinës.

Provat klinike për një vaksinë të koronavirusit, po zhvilloheshin nga kompania “AstraZeneca” në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, por janë ndërprerë përkohësisht pasi tek një nga vullnetarët në Britani u panë reagime të dyshimta, të kundërta nga ajo që pritej.

Nuk janë dhënë detaje të shumta në lidhje me problemet që ka shfaqur personi, por ai është duke u kuruar.

Këtë ngjarje “AstraZeneca” e përshkroi si tejet normale në rastin e “një sëmundjeje të pashpjegueshme”, që sipas kompanisë kjo gjë mund të ndihmojë për rishikim të dhënave.

Vaksina e Universitetit AstraZeneca-Oxford, deri tani ka qenë një nga pretendentët më të fortë midis dhjetëra vaksinave që po zhvillohen globalisht.

Vaksina kishte kaluar me sukses dy provat e para, faza e tretë e provës ka përfshirë 30.000 pjesëmarrës nga SHBA, Britania, Brazili, Afrika e Jugut.

Zakonisht faza e tretë e një vaksine mund të zgjasë disa vite, por për shkak të situatës së jashtëzakonshme ekspertët po mundohen ta bëjnë të zgjasë vetëm disa muaj.

Lexo po ashtu:  Humbisni peshë duke pirë këtë tip çaji

Kompanitë, përfshirë “AstraZeneca”, “Pfizer Inc” dhe “GlaxoSmithKline”, u zotuan të ruanin standardet e sigurisë dhe efikasitetit shkencor për vaksinat e tyre eksperimentale, pas një rritje të shqetësimit se standardet e sigurisë mund të anashkalohen përpara presionit politik për të pasur një vaksinë.

Sipas Ministrit Britanik të Shëndetësisë, Matt Hancock, pezullimi i provave klinike tw vaksinës së Oksfrodit dhe AstraZeneca u bë për shkak të një reagimi të padëshiruar të te një nga vullnetarët të cilëve iu është dhënë antidoti, i cili kishte arritur fazën e fundit të eksperimentit. Studiuesit po hetojnë simptomat e pacientit, për të kuptuar lidhjen e mundshme midis vaksinës dhe efektit anësorë.

Hancock nuk përmendi llojin e problemit të shkaktuar, por sipas një burimi anonim për New York Times, pjesëmarrësi në provë u diagnostikua me një lloj inflamacioni të shtyllës kurrizore dhe që shpesh shkaktohet nga infeksione virale. Gazeta u përpoq të pyeste AstraZeneca e cila, megjithatë, refuzoi të komentonte mbi situatën e vullnetarit të provës, pa konfirmuar diagnozën e mielitit tërthor. “Ngjarja po hetohet nga një komitet i pavarur – shpjegoi kompania – dhe është shumë herët për të dale në përfundime”.

Lexo po ashtu:  Lajm i mirë: Tani mund ta mposhtni diabetin pa hequr dorë nga pastat

Ende nuk dihet se çfarë mund të shkaktojë këtë inflamacion, por dyshimi është se rezulton nga një reagim autoimun, kur sistemi imunitar lëshohet kundër indeve të trupit, sepse i percepton ato si një kërcënim. Në rastin e mielitit, indet e dëmtuara janë ato të palcës kurrizore.

Vaksina e Universitetit të Oksfordit mund ta ketë shkaktuar këtë inflamacion, pasi ajo mbështetet në një adenovirus të modifikuar për të bartur disa gjene të koronavirusit dhe në këtë mënyrë stimulon përgjigjen imune kundër virusit.

Për momentin, në çdo rast, këto janë hipoteza, të pa konfirmuara nga ndonjë diagnozë e caktuar. Për më tepër, “reagimi i padëshiruar” mund të mos jetë shkaktuar nga vaksina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *