Vaksinat e personalizuara janë ndër risitë e viteve të fundit në mjekësi. Një e tillë për melanomën, formën më vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës, po rezulton e suksesshme dhe është vënë re se ruan efektet e saj në sistemin imunitar edhe disa vite pasi është injektuar te subjekti. Kjo shënon një hap tjetër në përpjekjet për ta përdorur sistemin imunitar si një aleat në luftën kundër kancerit të të gjitha llojeve.

Neovax është vaksina anti-kancer, e cila është zhvilluar nga studiuesit e Shkollës Mjekësore të Harvardit, Instituti i Kancerit Dana-Farber, Spitali i Grave dhe Brigam, dhe Instituti i MIT.

Studimi mbi efektivitetin e vaksinës është publikuar në “Nature Medicine”. Në një intervistë për “The Harvard Gazzete” një nga drejtuesit e studimit, Patrick Ott, profesor i asociuar i mjekësisë në HMS, drejtor klinik i Qendrës së Sëmundjeve të Melanomës Dana-Farber, shpjegon parimin e vaksinës së personalizuar.

Një vaksinë e personalizuar e kancerit –  mund të shtoj fjalën “neoantigjen”, sepse çelësi këtu është se personalizimi, na lejon të vëmë në shënjestër antigjene të reja që janë shumë specifike për tumoret. Ato janë të koduara nga mutacione që janë të pranishme vetëm në tumor dhe në këto kushte ne presim që ata të sillen si një antigjen viral, diçka që sistemi imunitar mund ta njohë si të huaj. Antigjenet që janë specifikë për tumorin dhe që sistemi imunitar arrin t’i shënjestrojë kanë qenë të pakapshme në botën e vaksinave të kancerit për një kohë të gjatë.

Lexo po ashtu:  Kanceri i zorrës, lloji më agresiv; Ja ushqimet që mbajnë larg këtë sëmundje

Në onkologji, kur mjekët zbulojnë një mutacion dhe në varësi të tij përdorin një terapi të veçantë, kjo strategji cilësohet si “qasje e personalizuar”. Disa nga mutacionet janë të ndara në grupe pacientësh, por në realitet ato janë përjashtim. Neoantigjenët personalë – të gjetur vetëm në tumorin e një pacienti specifik – janë shumë më të zakonshëm. Pra, këto vaksina të personalizuara janë me të vërtetë personale në kuptimin që janë përshtatur për secilin pacient. Ato bëhen bazuar në tumorin e atij pacienti.

Koncepti i vaksinës së personalizuar u prezantua për herë të parë para 4 vitesh. Professor Ott shpjegon fillesat e kësaj strategjie të re antikancer, që u finalizua me një studim të publikuar në “Nature”.

Pacientët e trajtuar në studim kishin melanomë me rrezik të lartë, që do të thotë se u ishte hequr melanoma në mënyrë kirurgjikale dhe nuk kishin më qeliza të saj. Ata u vaksinuan në mënyrë që sëmundja të mos rishfaqej. Ne vumë re përgjigje të fuqishme imune në atë studim fillestar.

Lexo po ashtu:  Si ta kuptoni nëse keni një ‘buzëqeshje depresioni’ ose jo?

Studimi i fundit ka konfirmuar qëndrueshmërinë e rezultateve.

Në studimin aktual, ne kemi vendosur t’i ndjekim këta pacientë. Ne donim të dinim nëse përgjigjet imune kundër neoantigjenëve të vaksinave që kishim parë fillimisht ishin akoma të pranishme. Dhe gjetëm përgjigje, pamë qëndrueshmëri të përgjigjes së qelizave T, e cila ishte shumë e dobishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *