Vala e katërt e pandemisë Covid-19 në Iran po u jep formë aleancave gjeopolitike të vendit aziatik, duke e afruar atë me aleatët e saj dhe duke rritur distancat me kundërshtarët. Deri më sot, Irani ka zyrtarizuar 1.9 milion raste që nga fillimi i epidemisë dhe mbi 62 mijë viktima.

Prej katër javësh, numri i madh i rasteve të reja ka sjellë frikën nga më e keqja: varianti anglez i virusit tani është i pranishëm në të gjitha zonat, pas një relaksimi të përgjithshëm të popullsisë gjatë pushimeve tradicionale në fillim të vitit të ri.

Vështirësitë e furnizimit

Situata është alarmante, vetëm fushata e vaksinimit mund ta lehtësojë atë. Po, por me çfarë mund të bëhet kjo, duke pasur parasysh se sanksionet amerikane vazhdojnë të krijojnë pengesa në furnizimin me ilaçe dhe, përveç kësaj, ajatollahu Ali Ali Khamenei e ka ndaluar importimin e vaksinave të prodhuara në SHBA dhe Britani, qoftë kjo edhe përmes vendeve të treta. Solidariteti i Moskës dhe Pekinit nuk ka vonuar. Ato kanë dërguar përkatësisht gjysmë milioni doza të Spuntnik midis javës së parë të shkurtit dhe javës së fundit të marsit (nga dy milionë doza të premtuara) dhe 250 mijë doza – falas – nga Sinopharm në fund të shkurtit.

Lexo po ashtu:  RRETH SHPIFËSIT BB DHE KORRESPONDENTËVE TË TIJ 

Ministria i Shëndetësisë iraniane ka njoftuar se ka arritur marrëveshje paraprake me Indinë dhe Korenë e Jugut për importin e grupeve të vaksinave, në 17 milionë doza.

Ndërsa në terren realiteti është më i zymtë. Nga 83 milionë banorë që ka Irani janë përdorur vetëm 2 milionë doza. Imunizimi ka nisur me punonjësit e sistemit shëndetësor dhe moshat e treta.

Eksperimentimi me vaksinat lokale

Irani synon të bëhet i pavarur nga vendet e tjera sa i përket vaksinës. Katër produkte të ndryshme që kanë rezultuar nga kërkimi shkencor iranian janë në fazë të përparuar eksperimentimi, njëri prej tyre në bashkëpunim me studiuesit dhe teknikët kubanë. Ndërkohë Presidenti Hassan Rohani duhet të tërheqë vëmendjen e publikut nga sistemi shëndetësor joefikas duke drejtuar gishtin nga Uashingtoni, megjithë ndryshimin e administratës amerikane. Irani nuk sheh “asnjë përpjekje serioze” nga administrata e Biden për të rinisur JCPOA, Marrëveshjen për programin bërthamor të Republikës Islamike nga e cila administrata Trump vendosi të tërhiqej në 2018.

Aleanca me “dragoin”

Megjithatë, ka nga ata që preferojnë kontratat para diplomacisë, duke lëvizur edhe më me efektshmëri në kohë krizash: Republika Popullore e Kinës. Falë një marrëveshjehe kornizë 25-vjeçare për energjinë dhe infrastrukturën – të saponënshkruar në Teheran, Republika Islamike do të bëhet pjesë e nismës Belt&Road të Kinës, projekti faraonik përmes të cilit Pekini po siguron akses të drejtpërdrejtë në Afrikë dhe Euroazi. Aleanca e rinovuar midis ajatollahut dhe Kinës mund të ndryshojë edhe termat e çështjes bërthamore dhe negociatat e vazhdueshme me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, për riaktivizimin e botimin e JCPOA.

Lexo po ashtu:  Ky ... Ben Blushi!

Bashkëpunimi midis Iranit dhe Kinës do të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes bërthamore fuqia nga firmëtarët evropianë dhe respektimin e angazhimeve të ndërmarra sipas marrëveshjes”, tha Rohani duke iu drejtuar Ministrit të Jashtëm kinez, Wang Yi, gjatë një konference të përbashkët shtypi. Për Brukselin dhe Uashingtonin, ky është një paralajmërim: Teherani tani i ka shpatullat ngrohtë.

/ Avvenire / 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *