Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e seancës parlamentare, ku ka folur për procesin e vaksinimit në vend, ku i mëshoi faktit se po punohet për ta mbyllur me skenarin e parë dhe më ambicioz atë të vaksinimit për 14 muaj.

Në fjalën e tij Rama nuk i kurseu sërish kritikat ndaj BE.

“Sikundër e kemi paralajmëruar sot kuvendi do votojë për finalizimin e marrëveshjes me kompaninë pfizer për sjelljen në vend të masës së parë të vaksinave , kemi dakordësuar me ta për 500 mijë doza, dhe në kontratën e nënshkruar pak më parë pas një negociate jo të lehtë, është marrë parasysh edhe nevoja potenciale e mëtejshme.

Pse them kështu, sepse qëllim është që të sigurojmë fillimisht vaksina për një pjesë të procesit të vaksinimit duke patur parasysh raportin e sasisë me planin e vaksinimit, duke mos harruar se janë dhe një sërë vaksinash të tjera, qoftë ato që presin me ditë aprovimin, qoftë vaksina, astrazeneca që është aprovuar në Angli dhe pret aprovimin në nivel evropian, qoftë dhe ato që janë në dalje e sipër.

Lexo po ashtu:  E kapën me plagjiaturë/ Universiteti i Beogradit i heq doktoraturën ministrit të Financave

Do të ishte sipas nesh e gabuar të kontraktonim menjëherë sasinë që na duhet duke pasur parasysh çmimin, që është fiks, por duke pasur parasysh procesin e vaksinimit më këtë vaksinë që është në dy doza dhe me elementë të tjerë sigurie, që ka shtrenjtësi në raport me të tjerët.

Pra kemi marrëveshjen me Pfizer për doza më tej, dhe nga ana tjetër kemi lënë hapësirë për të bërë zgjedhjet e duhura me vaksina të tjera.
jemi në negociata me kompanitë, shtetet, pasi i gjithë procesi i shpërndarjes së vaksinave është më i ndërlikuar seç duket.

E keni parë OBSH që foli për katastrofën e mundshme morale në nivel global, kjo është një temë për ne që s’jemi anëtarë të BE , jo e panjohur. Për fat të keq për marrjen e aksesit nga Pfizer, BE nuk pa përtej kufijve të vetvetes dhe e la fatin e vaksinimit ne rajonin tonë, në atë që u quajt marrëveshje bilaterale, që bëri që përjashto Serbinë dhe ne asnjë vend tjetër në rajon nuk ka nisur vaksinimin.

Lexo po ashtu:  Akademik Rexhep Qosja: Tuzi i dha mësim Kosovës e Shqipërisë - I ftoj pushtetarët në Shqipëri e në Kosovë të mësojnë çka duhet mësuar, prej shqiptarëve të Komunës së Tuzit, prej shqiptarëve të Malësisë së Madhe.

Akoma nuk filluar furnizimi përmes covax. Ne kemi ndeshur në vet të parë vështirësinë e marrëdhënieve bilaterale në sensin e përcaktuar nga koncepti paraprak i BE, se ka dhe një element tjetër që endet për të bërë marrëveshje me njëra tjetrën , qoftë për dhurim, shitje në kohe të ndryshme, duhet të marrin leje nga Pfizer, ndryshe nuk bëhet. kështu është shkruar dhe në marrëveshjen që do e ratifikojmë këtu.

Ne kemi nevojë të garantojmë të gjitha sasitë që na duhet për planin tonë me 3 skenarë: që përfshin vaksinimin e të gjithëve, i mesmi 18 muaj dhe i 3, 24 muaj. Ne do bëjmë gjithçka për të shkuar sipas të parit.

Me votimin sot hapet rruga për të marrë sipas marrëveshjes, kur kam thënë se doza e parë do vijë brenda janarit, dhe pastaj do marrim të gjithë sasinë e dakordësuar dhe mund të porosisim një sasi tjetër edhe direkt nga Pfizer.

Ne jemi të përgatitur.Qëndra e vaksinimit në Tiranë është hapur dhe po funksionon, të shtrihet në Shkodër, Vlorë e më tej që aksesi jo vetëm i njerëzve të shëndetësisë por dhe i moshave të tjera të jetë sa më i lehtë.
Pastaj në proces do bëhet degëzimi i gjithë linjave të infrastrukturës së vaksinimin për ta çuar në Çdo qark që të realizojmë skenarin ambicioz për 14 muaj. Vaksnimi ka dy efekte, ai i drejtpërdrejtë të personi dhe këputja e zinxhirit”, tha Rama.

Lexo po ashtu:  Abazi paralajmëron masa shtesë nëse qytetarët nuk respektojnë vendimet e tanishme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *