Dy vaksinat eksperimentale të koronavirusit që po zhvillohen nga firma gjermane BioNTech në bashkëpunim me gjigantin amerikan të farmaceutikës, Pfizer, kanë marrë statusin e “progresit të shpejtë” nga administrata e barnave në SHBA.  Vaksinat kandidatë, BNT162b1 dhe BNT162b2, janë më të avancuarat prej të paktën 4 vaksina që po vlerësohen nga kompanitë në provat aktuale në SHtetet e Bashkuara dhe Gjermani.

Aksionet e Pfizer u rritën me 2% dhe aksionet e listuara në SHBA të BioNTech, shtuan 6% përpara hapjes së sesionit tregtar.  Më herët gjatë muajit, kompanitë deklaruan se një prej vaksinave kishte potencial kundër virusit dhe një nivel të lartë të tolerimit në fazat e hershme të provave tek njerëzit. Rezultatet fillestare të provave gjermane tek njerëzit të BNT162b1, pritet të publikohen brenda Korrikut, deklaruan kompanitë.

Nëse studimet janë të suksesshme dhe vaksina merr miratimin rregullator, kompanitë deklaruan se do të prodhojnë mbi 100 milionë doza deri në fund të këtij vitit dhe me shumë mundësi mbi 1.2 miliardë doza deri në fund të vitit të ardhshëm.  Kompanitë bënë të ditur se presin të nisin prova të mëdha me deri në 30,000 pjesëmarrës në fund të këtij muaji, nëse marrin miratimin rregullator.  Statusi i progresit të shpejtë nga Administrata e Barnave dhe Ushqimeve (FDA) në Shtetet e bashkuara jepet për të përshpejtuar rishikimin e barnave të reja dhe vaksinave që tregojnë potencial.

Lexo po ashtu:  Befasuese: “zhduket” gripi, numri më i vogël i pacientëve në 130 vjet

Klevis Llaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *