Programi i vaksinimit në Japoni po ecën me një ritëm tejet të ngadaltë, ndikuar nga mungesa e ofertës dhe shiringave të posaçme, ç’ka vë në dukje sfidat me objektivin për të vaksinuar çdo të rritur deri në fund të vitit. Që kur nisi fushata 3 javë më parë, më pak se 46,000 doza janë shpërndarë tek punonjësit e kujdesit shëndetësor. Me ritmin aktual, do të duhen 126 vite për të vaksinuar popullsinë e vendit prej 126 milionë.

Megjithatë, furnizimet pritet të rriten në muajt e ardhshëm. Për kontrast, Korea e Jugut, që nisi vaksinimin një javë më vonë se Japonia, kishte administruar thuajse 7 herë më shumë doza deri ditën e Diel. Ndryshe nga vendet e tjera, Japonia kërkon që provat klinike për barnat e reja, përfshirë vaksinat, të zhvillohen me pacientë japonezë, ç’ka ngadalëson procesin e miratimit. Deri më tani, vetëm vaksina e zhvilluar nga Pfizer me BioNTech është miratuar.

Provat klinike në Japoni për AstraZeneca dhe Moderna, janë ndërmarrë dhe pritet një miratim së shpejti. Japonia ka rreth 438,000 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe 8,251 vdekje. Rastet në Tokio, që është ende nën gjendje të emergjencës, kanë rënë nga rekordi ditor i 2,520 në 7 Janar, në vetëm 237 më 7 Mars. Analistët thonë se qasja konservatore vjen nga eksperiencat e mëparshme të miratimit të barnave të reja, ku ministria e shëndetësisë është kritikuar nga publiku dhe media për shpejtësinë dhe rrezikun e popullsisë. Japonia është përqendruar të vaksinojë 4.8 milionë punonjës përpara se të vazhdojë me 36 mln të moshuarit.

Lexo po ashtu:  Ideja kundër falsifikimit të parave e Benjamin Franklin!

Ndryshe nga Korea e Jugut, që përdor shiringa që limitojnë hapësirat boshe, ç’ka nxjerr 7 doza të vaksinës së Pfizer nga një mostër për 5, Japonia ka dështuar të përgatisë mjaftueshëm shiringa të veçanta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *