Vakti i mëngjesit është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë. Prandaj i duhet kushtuar rëndësi asaj që konsumojmë.

Më poshtë po ju sjellim një listë me pesë ushqime, të cilat kanë përbërës të shëndetshëm dhe janë të përshtatshëm për konsumim në mëngjes.

Mjedra

Kërkimet e fundit të publikuara në “Journal of Nutrition” sugjerojnë të hamë më shumë mjedra për të parandaluar rritjen në peshë ose edhe për të rënë në peshë.

Tërshëra

Tërshëra ju ndihmon të humbisni peshë në dy mënyra. E para, ajo përmban fibra dhe ju bën të ndiheni të ngopur më gjatë. E dyta, në një studim në “Journal of Nutrition” thuhet që konsumimi i një mëngjesi me karbohidrate me “çlirim të ngadaltë” siç janë tërshëra dhe krundet, 3 orë para ushtrimeve fizike mund të ndihmojnë në djegien e yndyrnave.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Kos

Një studim i publikuar në “New England Journal of Medicine” i nxjerrë nga Universiteti i Harvardit bënte të ditur cilat ushqime kanë të bëjnë me ndryshimet në peshë, duke renditur 5 top ushqimet që nxisin rrëzimin e kilogramëve të tepërt. Kosi është një nga ato! Një tjetër arsye për të ngrënë kos: proteinat që ai përmban mund t’ju japin një ndihmë shtesë nëse kërkon të dobësohesh.

Lexo po ashtu:  Për një kujtesë dhe mendje të shëndetshme duhet të konsumoni këto ushqime

Frutat e thata

Frutat e thata janë gjithashtu një nga 5 ushqimet që kërkuesit e Harvardit thonë që ndihmojnë humbjen e peshës.

Vezë

Vezët na japin proteina, të cilat janë shumë të nevojshme për kë mban dietë. Krahasuar me karbohidratet dhe yndyrën, proteinat ju mbajnë të ngopur më gjatë. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *