Munen me m’paditë, Ilir Mirenët, e të paftyrët dezinformues se gjoja unë kam pozitë në LVV, dhe naj sharllatan/e ksajde që hala më ka metë në listë, e që sillen si llaskucë me shpihunazhë se mos kjo kllapa e dështakëve po ringjallet e po ju gjujnë ndonjë asht me lpi.

E para nji herë, nuk jam në kërkim të publicitetit. Nuk më shërben fare. Po sidoqoftë, nera ju rritë. Shkruj në emën tem, dhe nuk kam kurrnjifarë pozite në LVV e as në Kosovë. Apo edhe informata të detajume se jam e bija e Hakif Bajramit. Nuk jam pronë e as vegël e askujt me shkrue me direktiva partishë apo të prindit. I përkas kllapës së “gërrnaçave” dhe thjeshtë kam me ardhë n’Kosovë sa here më ngucë naj dham, pa i marë leje kurrkujtë. Kam me ardhë në Kosovë verës. Ju pres për padi, ama gjashtë javë veç, se na “gërrnaçat” e diasporës nuk kena vakt me sjellë paqetë duhani kafeve, e me kqyrë me rrnue prej padive. Duhet mu kthye me punue. Ndërsa për potpurinë e mesazheve që thejnë bri, eshna, çkyejnë goja, datën e arritjes në aeroportit Adem Jashari ja u ofroj paraprakisht – ndoshta nuk e njoh manipulimin e kllapës së ashtuquejtun intelektuale portaleske aq mirë, që dezinformojnë se gjoja paskam pozitë në VV, dhe insistojnë me ba dam ndaj një subjekti, të paguem majmë nga subjekte të tjera që e kanë mjelë Kosovën prej hajnie e korrupsioni. As unë, po as baba i apostrofum në shkrime portaleske, nji cent nuk ja kena borxh Kosovës.

Lexo po ashtu:  Koment nga MekuliPress: Fjalimi i kancelarit gjerman Scholz erdhi me dy ditë vonesë 

Ndërsa ju, runu, se padi e madhe prej popullit po ju pret.

Çka njoh mirë, me rrajë, asht gjendja mentale e njerëzve, qysh dhe në ç’rrethana merr trajtë manipulative — si shqipfolëse muna me ja u ofru disa seanca mentale falas. Fija që po theni bri, apo po vlon gjaku deri në gu, nuk asht. Ata që bajnë veprime të tilla nuk shkrujnë fare statuse në rrjete. Direkt veprojnë.

Dhe se ç’po e ndjejë nji periudhë futuriste të afërt, kah ju kqyri pas orareve të gjata të punës – filani u arrestua për hajni dhe korrupsion në bashkëpunim me politikanët, apo fistekja për dezinformim në masë pa e vërtetu burimin e informacionit.

Pa merak rrini se nuk më dalin lekët prej xhepi lehtë. E keni rrehë veten ju me hajni e propagandë, kaherë. Dhe e di, ju ha lëkura prej ankthi, e gjumin gjumë nuk e bani prej frike. Ju presin paditë e popullit në votë, po edhe n’gjyqsorë, kush i ka ba dam jo nji individi që nuk sillet dielli rreth tij, po tanë Kosovës, qysh i keni ba ju.

Lexo po ashtu:  Super dhuratë për Forcat e Armatosura Shqiptare, SHBA: Jeni lider në Ballkan

Nga bukuritë Niagarës, përshënetje për mëmëdheun tem që e kam themër të Akilit, e nuk ka padi që ma nalë udhën drejtë saj! Shihemi verës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *