Periudha e nxehtë e verës dhe sidomos ajo e plazhit sjell problematika për shëndetin e fëmijëve.

Ekspozimi për një kohë të gjatë në diell, konsumi i ushqimeve jashtë, shpeshherë bëhen shkak për problematika të tilla si dehidratimi i të vegjëlve.

Mjekët këshillojnë kujdesin me higjienën e sidomos më ushqimin. Sipas tyre, në periudhën e verës problematikë shumë e rëndësishme janë të vjellat. Ndaj, bluzat e bardha rekomandojnë që prindërit të kenë kujdes me higjienën, me përgatitjen e ushqimeve, me ruajtjen e tyre në temperatura ideale.

Luhatja e temperaturave ditët e fundit ka sjellë edhe raste të fëmijëve me bronkopneumoni, sidomos tek moshat më të mëdha 6-12 vjeç. Probleme gjithashtu mbeten virozat ngjitëse, për të cilët mjekët këshillojnë të mos ekspozojnë fëmijët e sëmurë me fëmijë të tjerë.

Lexo po ashtu:  Mjekët pediatër japin alarmin ''Prindër kini kujdes, ky objekt mund t' i marrë jetën fëmijën tuaj brenda pak orësh"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *