Të varur nga mediat sociale. Disa njerëz përkufizohen të tillë dhe e shkruajnë në profilin e tyre në LinkedIn. Çfarë do të thotë me të vërtetë të kesh varësi nga media sociale? A ka një diagnozë për këtë gjendje dhe si e kuptojmë që kemi arritur në kufi?

Për këtë duhen shumë vite kërkim dhe kritere të sakta përkufizimi. Studimet mbi këtë fushë janë të reja dhe as OBSh-ja nuk e parashikon si një çrregullim.

Shenja të dallueshme. Për Mark Griffiths-in, psikolog në Nottingham Trent University, media sociale mund të shkaktojë varësi dhe ata që bien pre e saj shfaqin të njëjta simptoma sjelljeje të lidhura me ato kimike si alkooli apo e nikotina: ndryshim humori, izolim social, konflikt dhe rënie.

Karakteristika kryesore e varësisë është të ketë një ndikim shkatërrues mbi jetën e një personi. Meqë një dëfrim nuk ndikon negativisht mbi jetën e punës ose mbi marrëdhëniet nuk duhet shqetësuar.

Faktori kohë. Edhe vendosja e një limiti kohor për orët që qëndrojmë në linjë sipas të cilit “jemi të sëmurë” për Griffiths është pak çorientuese. Pjesa më e madhe e përdoruesve në rrjet kalon më shumë se dy orë në ditë e megjithatë pjesa më e madhe e popullatës nuk ka probleme me varësinë nga kjo media.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Dieta vegjetariane...

Pra nuk është vetëm faktori kohë për të përcaktuar këtë çrregullim psikologjik. Atëherë cila është? Griffiths zbuloi se ekstrovertët e përdorin rrjetin për vetëpërmirësim social dhe introvertët si formë kompesimi. Meqë e ushqejnë trurin me rikompesim mund ta përdorin si ngushëllim për luhatjet e humorit e të arrijnë kështu në një varësi psikologjike.

Cilët janë më të rrezikuarit. Meqë nuk është koha që përcakton këtë rrezik atëherë cilët janë ata që janë më të rrezikurit? Femër, beqare dhe në moshë të re me nivele bazë të arsimimit, të ardhurash dhe vetëvlerësim të ulur.

Origjina e kësaj nevoje kompulsive për të postuar dhe lexuar të tjerët vjen nga frika e të mbeturit jashtë ose mund të lidhet me varësinë nga telefoni celular. Megjithatë të dhënat janë të pakta dhe jo të ekulibruara në Facebook. Disa kërkime të kohëve të fundit tregojnë Instagramin si rrjetin social më të rrezikshëm për shëndetin mendor sidomos për adoleshentët.

Në pritje që ekspertët të prononcohen mbi ekzistencën ose jo të varësisë sociale, shkenca ndahet në dysh për pasojat e kohës së kaluar në këto komunitete virtuale. Disa kërkime kanë përcaktuar se të rinjtë që kalojnë më shumë se dy orë në rrjetet sociale në ditë kanë risk për të patur çrregullime mendore.

Lexo po ashtu:  Franca kufizon me ligj “biznesin” e influencerave

Realiteti që propozohet në këto rrjete nuk reflekton atë që ndodh në të vërtetë dhe këta përdorues besojnë se kanë një jetë më të keqe se të tjerët. Studime të tjera kanë përcaktuar se ka një lidhje të drejtë mes kësaj media dhe depresionit.

Doza të vogla nuk prishin punë. Disa studime të tjera thonë se deri në një farë mase favorizojnë një mirëqënie psikologjike sepse na bëjnë të lidhemi, të mos mbetemi jashtë.

Sipas Andrew Przybylski-it nga universiteti i Oksfordit përdorimi i mediave sociale deri në një farë mase bën pjesë në rininë dhe nuk bëhet shkatërrimtare, derisa kur fillon qëndrimi për 6, 7 ose 8 orë.

Si t’ua bësh të ditur përdoruesve që media sociale po bëhet e tepërt? Një mundësi është dërgimi i një mesazhi në ekranin e një telefoni ose kompjuteri me të cilin përballesh me atë të një përdoruesi mesatar pa e paragjykuar apo dhënë gjykim negativ. Për shembull një adoleshent që në orën 3 të mëngjesit përdor Instagramin mund të njoftohet në atë orë se vetëm 3% e bashkëmoshatarëve është në linjë. Këto sinjalizime kanë dhënë rezultat për lojërat e fatit. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  “Vlerësoje veten…” nga Paulo Coelho

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *