Fati ynë është shumë i fort
Se na jep helme dhe mort

Posi hënës, posi diellit
Që kërkohen kot prej qjellit

Se i shkreti fat i zbon
Edhe kurrë s’i bashkon

Edhe i ligu mire e di
Që është drita dashuri

E kur fatin tim kujtoj
Derdh un’ lot e psherëtoj

Plag’ e rëndë s’hiqet dot
Që më bëre ti qëmot;

Qenë ilaçe e qenë bare
Që s’më vlejtën mua fare

Nuk pushon ky helm i fort
Që na jep përdita mort.

– Zef Serembe /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Martesa mund të presë; shkollimi jo. Ti je një vajzë shumë, shumë e zgjuar. Kështu është me të vërtetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *