Shkalla relativisht e ulët e vdekshmërisë në Gjermani vazhdon të habis ekspertët derisa Covid-19shi vazhdon të shpërndahet përgjatë Evropës, me shumë njerëz që po vënë në pikëpyetje metodologjinë prapa mbledhjes së të dhënave ndërsa me të tjrë që argumentojnë se rata e lartë e testimeve në Gjermani po jep një pasqyrë më të qartë të rrezikut që pozon koronavirusi i ri.

Nga 22 mijë e 364 infeksionet e konfirmuara deri tash në Gjermani, vetëm 84 janë raportuar të vdekur deri tash, shkruan The Guardian.

Kjo nënkupton se Gjermania së fundi ka ratën më të ulët të vdekshmërisë nga pandemia: 0,3 për qind krahasuar me 9 për qind në Itali dhe 4,6 për qind në Britani të Madhe.

Kontrasti me Italinë është veçanërisht surprizues për shkak se dy vendet kanë përqindjen më të lartë të qytetarëve mbi 65 vjeçarë në Evropë.

Madje, ishte konsideruar që italianët e moshuar kishin pasur jetë më të shëndetshme se gjermanët – e megjithatë, krahasimi është tmerrues.

Lexo po ashtu:  "Kosova është shenjtëria më e madhe serbe” - Vuçiç bojkoton samitin e BE në Tiranë, zbardhet arsyeja

Politikanët gjermanë dhe zyrtarët e lartë të shëndetësisë kanë qenë hezitues që të komentojnë mbi moralitetin e ulët ndërsa situata vazhdon të zhvillohet me rapiditet.

Një ndër shpjegimet e përmendura nga ekspertët mund të jetë edhe përgatitja më e mirë e Gjermanisë, dhe spitalet që vazhdojnë të mos jenë të pushtuara nga numri i madh i pacientëve me këtë sëmundje.

Gjermania ka një kapacitet prej 12 mijë testesh për koronavirus në ditë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *