Ai ka folur edhe për kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, duke treguar vuajtjet e tij në burg si dhe rrëzimin e Qeverisë. Aktori ka kritikuar ata që po duan t’ia “qesin zërin e zi” Kurti derti në Amerikë.

“…sot, po e shaj vetën, kopilin që s’po iu len me rrejtë, me vjedhë, me i ndrrua lëkurat sa herë ndrrohen stinët”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë në Facebook, pa ndërhyrjen e redaksisë:

Unë jam kopil! Po! Kopil kopili jam!

E di, se s’asht gradë komandantësh, prandaj ua thashë, që mos t’mundohi me m’gjetë emën ma t’mirë,s’e kot e keni!

Oh sa mirë, me i thanë vetës kopil, e me pështy n’fytyrë, e mos me pasë, kush çka me t’thanë!

Sot, vetës ballin po ia nxijë! Juve zanin s’dua t’ua ndëgjoj!

Jeni mësua me pëlcitë, si zorra n’prush, sa herë t’zezat, qitë ua kam për fushë! Sot s’keni çka me m’ba, se vetës po i them qen, kal, gomar, mi, macë!

Juve jo.

Ju, jeni pa njolla, pa shibla.

Ujë i kulluem në 86-të deputetët, gurë bjeshkësh!

Mundeni vetëm me këqyr seri, e m’u ruejtë, mos t’iu pëlcet zemra!

Sot, s’keni pse me m’sha! E shaj vetën unë!

Lexo po ashtu:  Partnerët shqiptarë të verbuar nga hajnia, shkatërrojnë vendin e tyre. Në Serbi po qeverisin bashkëpunëtorët e regjimit kriminal e shovinist, ku përmes Listës Serbe po mbanë peng Kosovën

E shaj nanën time, se asht vetëm e imja. Jo e jueja, se ju t’virgjër e keni!

E shaj vetën, a s’e shajë, asht puna ime! Asht poshtërsia ime, fytyra ime! E zeza ime asht!

Ju, kurrë s’keni me ditë, a asht si pendla e korbit, krejt futë, apo edhe ma e zezë!

E mallkoj, a s’e mallkoj, e truej apo e nemi vetën, asht pikadon qejfi im, besimi im, n’Zotin tim, jo n’tuejin, se ju s’i besoni as vetës!

Ju, veç mundeni me i zgurdullua sytë, me i rrotullua si naleti!

Juve, s’po iu hi n’megjë, s’po ua ndali vadat e ujit, arava e kopshtieve tueja!

Çka baj me lëkurën tim, mundet veç nana ime, me vajtua, ju, as me m’denua, as me m’gjykua s’mundeni. Veç lpendrat i keni n’dorë. Zogu, moti asht tue fluturua për hava!

Ju, mundeni me vra vetën, që s’po mundeni, me vra hijën time!

Që s’po mundeni, me çua djersën time, n’mullijtë tu!

S’po mundeni, me blua trunin tim, me gurtë tu, e me ma shpërla, qyshë ua ka shpërla dreqi juve, që mateni me rrezet e diellit n’mengjes, e shkurtoheni n’mesditë! E n’mbramje iu han terri krejt!

M’keni vu emna tyrli-tyrli! Hesap për njeri, ba s’m’keni!

Lexo po ashtu:  Grenell tha se ka pasur ide për largimin e KFOR-it, Surroi: loja me idenë e tërheqjes së NATO-s nga Kosova në këmbim të fluturimeve të Lufthansa ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit…Demonstrim i paaftësisë së diplomacisë Trump

Mundua jeni, me m’prishë me krejt botën.

I keni xhveshë lëkurat, nga tri herë n’sene, e mundua jeni me mashtrua edhe Amerikën, me lëkurat tueja t’larme, se sa Pro tyne jeni! E rrejtë e keni edhe vetvetën!

Ky asht kopil, iu keni thanë! Stërkopil! Asht le kur s’duhet, e rritë qyshë s’duhet! Librat e kan tranua!

Popullit i ka ba magji, e tash, s’po mundet m’u nda prej tij!

E ka gjetë nji gur krype, veç Cy e Cy po ban, e krejt mbas tij po shkojnë!

Na, krejt t’mirat i zbritëm nga malet, edhe lirinë, po kët far guri jo!

Jemi ra n’hall me kopilin? Ia kemi ba pikë e pesë ato 86 delet që i pat, e ky fillikat vetëm, po thotë, torishtën e kam plot!

Aman, na ndihmoni ta nxjerrim prej torishtës! Çka t’doni, nënshkruejmë. S’na dhimbset neve toka, se u mësuem me dofar Çakorrash!

Taxhinë na e ka ndërpre. Kuajt s’po na sillën ma nëpër lamë!

Veç edhe 350 milion ti avullojmë diqyshë e t’ia vjerrim hajninë, si kumonën, n’qafë këtij kopili, e mandej ta gjuejmë me gurë: Qe o popull, qyshë ta vjedhi krypën çobani, e ju beeee mbas tij! !

Lexo po ashtu:  Muret serbe midis Shqipërisë dhe Kosovës

Po, ket kopil po doni me lidhë, që ta bani lamë Kosovën edhe njiherë. Edhe unë sot, prej mengjesit, këtij kopili po i bërtas, po ia shaj t’gjallë e t’vdekun. Po, kot, s’po merr vesh!

Ju rrini anash! Zanin mos tua ndij!

Kallxoni Mbretit tuej, se jam kopil i lindun para vaktit, i rritun para vaktit, i rrehun para vaktit, i lexuem e i shkruem para vaktit. Para vaktit mësua kam, ç’asht e drejta, e shtrembta, kajtja, lakmia, smira, inati. E majta dhe e djathta! Poshtërsitë e dynjasë mësua i kam para vaktit!

Edhe shkollat i kam krye n’podrume! Kangën knua e kam deri n’gjysë, me gjysë zani, se mbas gjysës ka krisë dajaku n’mua! M’kanë rreh milicia, m’kanë lidhë, m’kan futë n’birucë. Jam dalë n’liri! Dhe sa i mbusha mushknitë, me ajrin e lirisë tuej, u rebelova prej gëzimit, kërkova t’fluturoj veri e jug! E Ju, ma çuet zanin e zi deri n’Amerikë, tue thanë, se ky kopili asht kundër jush!

E pra sot, po e shaj vetën, kopilin që s’po iu len me rrejtë, me vjedhë, me i ndrrua lëkurat sa herë ndrrohen stinët”

Tash pëlcitni e shkeleni hijën time, hijena që s’dini kur asht boll!

Kurrizi i Dardanisë, 11.04.2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *