Arkitektë, inxhinierë informatike, gazetarë dhe farmacistë nga Kosova, Mali i Zi, Italia etj, që morën nënshtetësinë shqiptare, u betuan edhe para kryebashkiakut te Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe respektimin e Kushtetutës së Shqipërisë. Në fjalën e tij, Veliaj tha se Tirana është e destinuar të rritet dhe se tashmë po kthehet në një destinacion për shumë turistë dhe mikpritës i eventeve të mëdha. Ai shtoi se “duhet te mos krijojmë ndasi populiste mes Shqipërisë e Kosovës”.

“Ky është një moment kritik për të gjithë vëllezërit dhe motrat nga Kosova, te cilet na bashkohen sot si shtetas të Republikës së Shqipërisë. Unë mund të them fjalë të bukura, por nëse nuk reflektojmë, nuk kemi mësuar asgjë. Ky është një moment kritik. Nganjëherë, politika e ditës na merr përpara dhe themi një fjalë më tepër, që nuk duhet thënë; bëjmë ndonjë gjest më tepër, që nuk është i nevojshëm; mundohemi që, për të fituar 4 vota këtu dhe 5 vota atje, kalojmë në populizëm, pa e kuptuar se çfarë efekti sjell në publik”, tha Veliaj.

Lexo po ashtu:  Kuptimi i vlerës së pasurisë së vërtetë…

Kreu i Bashkisë u shpreh se gjërat që na bashkojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë janë më të shumta se sa ato që na ndajnë. “Por, shpresoj qe shtetasit e rinj shqiptarë, me origjinë nga Kosova, të jenë ura komunikimi. Ne kemi 99 gjëra që na bashkojnë. Por, nëse ka një temë që na ndan, e cila meriton të debatohet, le ta bëjmë debatin në mënyrë te civilizuar. Nëse e quajmë veten një familje, le të flasim si në familje. Besoj se kjo lloj lemze, mund të kalohet në qoftë se njerëzit, sidomos ata që e ndajnë kohën mes Shqipërisë dhe Kosovës, luajnë rolin e komunikuesit, për të përkthyer më mirë realitetin. Gjërat që na bashkojnë, janë jo vetëm më të shumta, por janë edhe më të rëndësishme, se sa cic-micet e vogla të ditës”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.

Ndërkaq, ai solli në vëmendje një lajm të mirë: Bashkia e Tiranes do të mbështesë për herë të parë Doku Fest, festivalin qe organizohet ne Prizren. “Për herë të parë, Bashkia e Tiranës do të jetë pjesë e Doku Fest si sponsor sepse besojmë se kur një ‘brand’ i mirë vjen nga trevat tona, duhet mbështetur nga të gjithë. Për sa kohë që përfituesit kryesore janë një kontingjent i jashtëzakonshëm djemsh dhe vajzash, artistësh, producentësh, regjisorësh, aktorësh, që shkojnë nga Tirana, besoj se është vendimi i duhur që edhe Bashkia e Tiranës të mbështesë Doku Fest-in”, deklaroi Veliaj.

Lexo po ashtu:  Po vijnë nigerianët/ Kontratë pune në Shqipëri për 300 euro, qindra në pritje (Video)

11 qytetarët që zyrtarisht morën nënshtetësinë shqiptare ishin kryesisht nga Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *