Familja e Nezir Mehmetajt së cilit iu ngrit aktakuzë në Serbi për krime lufte, po kërkojnë që ndërkombëtarët të marrin në mbikëqyrje rastet e tilla.

Në Info Magazinë vëllau i Nezirit, Agron Mehmetaj, ka treguar që kjo dhe ka qenë kërkesë e takimit të cilin e patën së fundi me Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi.

”Pritja qe shumë e mirë”.

”Ministri Selimi më tregoi rregullat shtetërore që i kemi., por unë kam pasur takime edhe më herët me disa ministra si psh me Glauk Konjufca, edhe ai mi ka dhënë disa fjalë”.

”Nga Ministri i Drejtësisë vetëm kërkova si shtetas i Kosovës, konkretisht kërkova nga shteti ynë që të bëjnë trysni tek ndërkombëtartë e të marrin në mbikëqyrje rastin e vëllait tonë dhe të bëhet transfer sa më i shpejt në Kosovë”.

”Sepse prej fillimit e kam parë që prokurori serb po tenton të bëjë montime me dëshmitarë”.

Ai thotë se të gjitha akuzat që i janë bërë drejt vëllait të tij, nuk qëndrojnë dhe shton se në Serbi lidhur me këto pretendime po shpikin dëshmitarë.

Lexo po ashtu:  Berisha zbulon datën e protestës së parë të opozitës së tij

”Kanë marrë deklarata të fshehta”.

”Janë dukë shpikur dëshmitarë, janë duke i marrë në mënyra të fshehta. Janë duke ofruar edhe para, edhe iu kanë siguruar strehim në Serbi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *