Eksperti për martesat, John Gottman, e ka pasur si një aftësi që nëse ulej pranë një çifti të fejuar për vetëm 15 minuta, mund ta parashikonte me 94% sukses nëse ai çift do të ishte i lumtur në të ardhmen, apo do të ndahej pas ca kohësh.

Por cili ishte sekreti i tij? Çfarë bënte ai për të arritur në këtë parashikim? Gottman ka thënë se suksesi i një marrëdhënieje nuk qëndron në qirinjtë për darkë, në udhëtimet në Paris, apo në dhuratat e shumta çdo javë. Çelësi për të pasur një martesë të suksesshme, sipas tij, është vëmendja.

Kur dëgjova për këtë gjë, m’u kujtua mamaja ime. Kur isha 8 vjeç, ajo më tha:”Janë gjërat e vogla ato që bëjnë diferencën më të madhe”. E tani që unë mendoj për martesën e prindërve të mi të përfunduar me divorc, arrij të kuptoj më së miri se kanë qenë pikërisht këto momente të vogla me vëmendje që kanë munguar. Ishin këto momente që thelluan distancën midis prindërve të mi.

Lexo po ashtu:  Sa ndikon leximi i librave në zhvillimin e fëmijës?

Në ditët e sotme, ne e kemi shumë të lehtë ta marrim çdo gjë si të mirëqenë. Shpesh, të zënë në punë të tjera, lëmë pas dore njerëzit që na duan më shumë. Nëse do që partnerit/es tënde t’i dhurosh një udhëtim, nuk po bën gabim, por dije se ai udhëtim nuk krahasohet me kohën apo vëmendjen që ti duhet t’i dhurosh atij/asaj.

Janë pikërisht këto detajet e vogla ato që bëjnë diferencën. Mendojeni pak se sa lumturi fal një mesazh i papritur me tekstin: “Më mungon”, apo një fjali e thënë në mëngjes: “Më pëlqen se sa bukur dukesh në mëngjes”, apo të fikësh televizorin gjatë programit tënd të preferuar, vetëm sepse do të dëgjosh çfarë ka për të të thënë personi që ti ke në krahë. Janë këto detaje të vogla që e forcojnë një marrëdhënie.

Bëni çmenduri bashkë, kërceni në kuzhinë, dilni, qeshni me të madhe, kapjani dorën njëri-tjetrit, edhe nëse personi tjetër mund të jetë duke ndjerë frikë. Për disa njerëz këto fjalë mund të duken të pakuptimta, duke parë se sa ndryshe janë në rrjetet sociale çiftet e njohura. Por nëse partneri/ja nuk ndjen respekt, vlerësim, apo dashuri nga ti, atëherë çfarë marrëdhënieje keni ju të dy?

Lexo po ashtu:  Studimi i Izraelit/ Vaksinimi i prindërve mbron edhe fëmijët e tyre!

Nëse keni një person që ju do fort, atëherë kujdesuni të mos e humbni atë. Filloni që tani. Tregojini atij personi sa e doni dhe dhurojini vëmendje e kohë nga koha juaj. Janë pikërisht momentet dhe detajet kaq të vogla ato që zënë një pjesë të madhe të zemrës sonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *