Viti 2022 për kërkimet arkeologjike, mund të quhet padyshim një vit i suksesshëm. Veçanërisht për njërin sit i cili mund të ndryshojë të dhënat historike të deritanishme për vendbanimet palafite në juglindje të vendit.

“Identifikonim në sondazhin 1, 2 një mjet lundrimi i cili njihet si pirog. Jemi tek idea që duhet të ketë të njëjtën moshë me vendbanimin”, thotë arkeologu Adrian Anastasi.

Të dhënat që kanë dalë nga kërkimet arkeologjike dhe ato nënujore presin konfimimin për tezën, që në Lin, mund të jetë shtrirë vendbanimi palafit, më i madhi që mund të ketë qenë në Europë, rreth 7500 vjet më parë.

“Ndoshta është vendbanimi më i vjetër në Europë që ne e njohim deri më tani”.

Në Maj të këtij viti nisin ekspeditat për të vazhduar kërkimet në të njëjtat zona ku e lanë në 2022, ndërsa Drejtoresha e Institutit thotë se do të nisin edhe në qendra të reja.

“Një projekt i ri i cili nisi vjet dhe që synon kontekstualizimin e vendbanimeve të neolitit në zonën e pellgut të Korçës”.

Lexo po ashtu:  Pse fiksohemi më shumë pas atyre që nuk na duan? Ja si e shpjegon shkenca

Kërkimet po kryhen për tre periudha; atë të Prehistorisë, Antikitetit dhe Mesjetës. Gjatë vitit të kaluar janë kryer rreth 30 kërkime arkeologjike në të gjithë vendin./TvKlan/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *