Coronavirusi në mënyrë agresive është përhapur në pothuajse çdo cep të botës, duke infektuar mbi 127 mijë njerëz, por disa vende kanë arritur të mbrohen nga ky infeksion.

Nëse shikoni hartën e botës në të cilën janë shënjuar veten në të cilat janë konfirmuar rastet me coronavirus, do të vëreni se kontinenti i Afrikës në masë të madhe ka arritur të mbrohet.

Siç thonë ekspertët, afrikanët për këtë situatë duhet falënderuar temperaturat e larta të ajrit. Edhe pse virusi ka mbërritur deri në Afrikën e Jugut, por edhe pse gjendja reale në terren po ndërron nga çasti në çast, shumica e vendeve tjera në këtë kontinent nuk ka konfirmuar raste me coronavirus. Bëhet fjalë për Tanzaninë, Keninë, Etiopinë, Mali dhe Madagaskar.

Në gadishullin fqinj Arabik, Jemeni është i vetmi vend në të cilin virusi nuk ka arritur. Coronavirus nuk ka as në Siri. Por edhe pse virusi e ka kapluar edhe Rusinë dhe pothuajse të gjitha shtetet përreth që i ka, është interesant se shtetet në pjesën qendrore të Azisë kanë arritur të mbrohen mirë. Asnjë rast me coronavirus nuk është raportuar në Kazakistan, Uzbekistan, Turkmenistan, Taxhikistan dhe Kirgistan.

Lexo po ashtu:  DW/ Greqi: Rikthimi i ekstremizmit të djathtë

E derisa në Korenë e Jugut është duke u rritur numri i të infektuarve, shteti fqinj – Koreja e Veriut që konsiderohet si vendi më i izoluar në botë, pretendohet se nuk ka regjistruar as edhe një rast me COVID-19.

Edhe pse disa analistë dyshojnë në saktësinë e këtij informacioni, Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka të dhëna për të prekur me virus në këtë vend. Kur bëhet fjalë për vendet e hemisferës perëndimore, pak vende ka ku nuk ka arritur virusi. Në mesin e tyre është Venezuela, Uruguai, Nikaragua dhe Guatemala. Virusi vdekjeprurës nuk ka arritur as në Alaskë.

Raportohet se pa as edhe një rast të regjistruar me COVID-19 është edhe ishulli më i madh në botë – Grenlanda. Kujtojmë që deri më tani nga coronavirusi kanë humbur jetën 4.968, kurse nga numri total i të prekurve afro 68 mijë kanë arritur të shërohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *