Historiani Arben Llalla ne nje lidhje direkte për ABC e Mëngjesit me Enkel Demin ka komentuar vendosjen e bustit të Vasil Shahini, në Derviçan nga Bashkia e Dropullit. Historiani ka theksuar se Shahini është një ndër ekstremistët grek i cili është dhe themeluesi i organizuatës MAVI.

“Vasil Shahini ka qene sekretar i përgjithshem i Voroi-Epirit. Greqia pjesa ekstremiste e mbeshtetur nga një pjesë e minoritetit grek behet per te acaruar marrëdhëniet me shqiptarët. Çdo gjë eshte e kordinuar me sigurine dhe institucionet greke. Nuk janë rastësi do vendosen dhe shumë të tjerë,” tha historiani Llalla.

Sipas historianit është strategji e grekëve vendosja e busteve dhe rritja e kërkesave të tjera për të drejtat e minoritetit që më pas ti përdorë në OKB për të bërë dhe aneksimin e jugut të Shqipërisë.

“Tashmë do ju jap dhe nje informacion tjetër që është zgjerimi i varresave greke që i kanë në Përmet dhe eshtrat e fëmijëve shqiptarë dhe pleqve janë ndarë gjys për gjys duke i cilësuar një pjesë ushtarë grek. Këto i duhen Greqisë për të vënë piketimet që me pas të kërkoje në OKB aneksimin e jugut të Shqipërisë”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu:  Ministri i ri Abdixhiku: Kam urdhëruar që kompanitë t’i pastrojnë rrugët gjithë natën

Gjithashtu nga ABC-ja e Mëngjesit historiani ka deklaruar se grekët po bëhen gati për një paradë që do të zhvillojnë të dielën e 16 shkurtit ku do të kërkojnë autonominë e Vorio Epirit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *