Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, ka komentuar veprimin e sotëm të aktivistëve të AAK-së, ku ata para qeverisë së Kosovës vendosën një arkivol, drejtuar kryeministrit Kurti.

Mazrekaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se ky gjest nuk ka se si të interpretohet, përpos si një kërcënim i pastër me vrasje ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti.

“Keqbërësit e deritashëm të shtetit i ka kapur panika dhe tensioni. Janë në tension sepse Kurti po u jep leksione se si bëhet shteti dhe si nuk keqpërdoret për qëllime klanore e partiake”, ka shkruar ndër tjera Mazrekaj në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Opozita kërcënoi Albin Kurtin me vdekje

Nuk ka se si të interpretohet ndryshe aksioni i sotëm simbolik i opozitës, përpos si një kërcënim i pastër me vrasje ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti.

Arkivoli simbolizon gjënë më të frikshme dhe më të tmerrshme për shqiptarët. Mjafton t`i kujtojmë viktimat e luftës së fundit, pastaj kohën e paraluftës kur të rinjtë vriteshin nga Serbia dhe ktheheshin në arkivole pranë familjeve të tyre.

Pra, veprimi i sotëm është një mesazh i hapur se Kryeministri Kurti e ka jetën në rrezik. Krejt kjo për shkak të veprimeve dhe punëve të mira që i ka bërë dhe po i bën për vendin.

E ku ka veprim më të mirë se sa reciprociteti ndaj Serbisë, që tregon fuqinë e Kosovës si shtet.

Keqbërësit e deritashëm të shtetit i ka kapur panika dhe tensioni. Janë në tension sepse Kurti po u jep leksione se si bëhet shteti dhe si nuk keqpërdoret për qëllime klanore e partiake.

Ata janë në gjende të shkojnë aq larg sa të mendojnë edhe likuidimin e tij. Ata nuk ia falin suksesin, aq më tepër kur suksesi i tij është dëshmia e kthjellët e dështimit të tyre!

Andaj, Kurti tash e tutje duhet të jetë shumë i kujdesshëm sepse e ka jetën në rrezik!

Lexo po ashtu:  Projekti i Albin Kurtit për rrugën Gjakovë-Shkodër, Konfindustria: Rëndësi e veçantë rritja e bashkëpunimit ekonomik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *