Poezi nga Ndre Mjeda

A zverdhë fusha, e ndër grunore
Po velojnë korrcat porsi zogj;
Këndojnë katundcat me malcore
Pa u kujtue si dielli i dogj.

Veç n’at arë, porsi nji e tretun
Zi ndër petka e në fëtyrë terr
Korre nji cucë pa shoqe, vetun
Me hije t’vet qe mbrapa e merr.

Tjetra herë tri vet e treta
Korrshe o bij me motra n’shend
Si vjet vetun t’iu korr t’gjeta
Pa nji motër, pa gazmend.

Lexo po ashtu:  Ky është telefoni me teknologjinë e karikimit wireless më të shpejtë në botë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *