– Propozimi nga Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell, që Kosova të mos gjobisë përdoruesit e targave ilegale dhe Serbia të mos lëshojë më targa ilegale, është propozim i cili është pranuar nga Kosova e Serbia qysh në vitin 2011, dhe duhet të fillonte funksionimin qysh në 2016, me afat të fundit 2021. Por Serbia nuk iu përmbajt kësaj marrëveshjeje për gjithë këto vite. Pse z. Borrell po propozon që të rikthehemi në vitin 2011, për të lidhur marrëveshjen e njëjtë me palën e njëjtë që nuk ka interes në zbatim?
– Kosova nuk është kundër zgjidhjes së problemeve teknike, si kjo e targave, por Kosova e ka të qartë nga përvoja, se nuk zgjidhen dot problemet teknike pa një marrëveshje mes shteteve, për njohje e normalizim. Pra Kurti po thotë: po marrëveshjeve teknike vetëm së bashku me marrëveshjen politike që garanton edhe zbatimin e marrëveshjeve teknike. Ndërsa Vuçiq po thotë, po marrëveshjeve teknike pa marrëveshje politike sepse kështu mund të vazhdojnë pafundësisht me moszbatim. E versioni i Vuçiqit është i papranueshëm, sepse është provuar për 11 vite me radhë dhe është dëshmuar se nuk ka funksionuar.
– Për më tepër, ky versioni për marrëveshje teknike pa marrëveshje politike është në kundërshtim me vetë ftesën që BE i ka bërë Kosovës dhe Serbisë, për marrëveshje politike sipas “propozimit franko-gjerman” me afat deri në mars 2023.
– Duhet përsëritur vazhdimisht se Kosova nuk ia shkel të drejtat e njeriut askujt, Kosova nuk diskriminon askënd, Kosova ka të drejta për minoritetet më shumë se çdo vend ballkanik, Kosova vazhdon të jetë e hapur për zgjidhje të drejtë, dialog dhe negociata, dhe nuk kërcënon askënd me armatime ruso-kineze dhe ushtri në kufi.
Lexo po ashtu:  81 vjet më parë në Shqipëri u hodhën për të fundit herë në qarkullim monedhat prej argjendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *