Insajderi Jon Prosser publikoi në Twitter vetëm dy fjalë iPhone OS dhe përtej tyre nuk kemi asnjë informacion shtesë.

Ndërsa Konferenca Apple WWDC 2020 është shumë pranë, është përfolur për një ribrandim të softuerit të kompanisë. Një raport thotë se iOS do të riemërtohet në iPhone OS.

Konferenca WWDC 2020 do të startojë më 22 Qershor dhe nëse kompania ka diçka për të thënë në lidhje me sistemin operativ mobil, ky është momenti i duhur për ta bërë.

Por pse do ta ndryshonte emrin e sistemit operativ? Për ta ndarë më tutje nga iPadOS i cili që prej Shtator 2019 kur debutojë ka lançuar veçori e funksione të cilat e distancojnë prej iOS.

Insajderi Jon Prosser publikoi në Twitter vetëm dy fjalë iPhone OS dhe përtej tyre nuk kemi asnjë informacion shtesë.

Kujtojmë se në 2010-ën Apple i ndryshoi emrin nga iPhone OS në iOS. Një dekadë ka kaluar dhe gjërat kanë ndryshuar tashmë ndërsa kompania e shikon të nevojshme që të shqiptohet qartë se cili sistem operativ i përket cilës pajisje.

Kjo nuk do të thotë se ka për të qenë një sistem operativ i ri ndryshe nga iOS.

Lexo po ashtu:  Kush është Zef Kurti, djali i vetëm i aktores Tinka Kurti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *