Një protestë po zhvillohet përballë kryeministrisë pas tensioneve veri të Kosovës. Me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës në duar, ata kërkojnë më shumë mbështetje nga qeveria e Shqipërisë për Kosovën.

“Duam bashkimin e kombit”, “F**k traktati i Lozanës, Londrës dhe Berinit”, janë këto disa nga sloganet në protestë. Sakaq demonstruesit valvisin flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.

“Protesta ka për temë situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Shkak është bërë dhe qëndrimi i mbajtur nga qeveria shqiptare. Arsyeja pse protestuesit po protestojë para Kryeministrisë është qëndrimi i mbajtur nga qeveria dhe deklaratat e saj. Këta protestues i kërkojë qeverisë shqiptare që të mos jetë e paanshme, por të jetë krah Kosovës. Në rrjetet sociale shkruhet se nuk duhet të ishte anuluar mbledhja e dy qeverive, pavarësisht arsyeve. Tjetër faktor është vendosja e sanksioneve.
Protestuesit janë duke valëvitur flamujt e Kosovës, Shqipërisë, SHBA-ve dhe BE-së. Ata janë duke bërë thirrje për situatën në veri të Kosovës. Protestuesit kanë vendosur që gjatë qëndrimit para Kryeministrisë, do të vendosin muzikë dhe këngë patriote. Nuk përjashtohet mundësia që edhe shqiptarë të Kosovës të jenë pjesë e protestës”, raportoi gazetari Osman Stafa.

Lexo po ashtu:  KQZ tregon si të plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e 6 tetorit

Kjo protestë është nxitur nga qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për situatën në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *