Në të kaluarën krijuesit krijonin disa pjesë dhe inkurajonin përdoruesit të vazhdojnë tek pjesa e dytë pasi të kenë lexuar të parën.

Duke filluar nga dita e sotme TikTok tha se përdoruesit mund të ngarkojnë video deri në 10 minuta. Ky ndryshim po testohej prej disa muajsh nga TikTok ndërsa më parë ishte e mundur të ngarkoheshin video deri në 3 minuta.

Akoma më përpara videot ishin 60 sekonda ndërsa në fillimet e veta vetëm 15 sekonda. Kështu krijuesit do të kenë më tepër hapësirë dhe fleksibilitet kur krijojnë demo, tutoriale bukurie, përmbajtje edukative apo sketche komedie.

Në të kaluarën krijuesit krijonin disa pjesë dhe inkurajonin përdoruesit të vazhdojnë tek pjesa e dytë pasi të kenë lexuar të parën.

Lajmërimi i ditës së sotme e vendos TikTok në kurs të drejtpërdrejtë përplasjeje me YouTube, një platformë që regjistroi 28.8 miliardë dollarë të ardhura nga reklamat në 2021.

Kërcënimin e TikTok e pranoi YouTube kur lançoi videot me metrazh të shkurtër në platformë quajtur YouTube Shorts.

Sot disa klone të TikTok janë lançuar si Instagram Reels dhe së fundi Facebook Reels. Sipas platformës opsioni për të ngarkuar video 10 minutëshe do të ofrohet për të gjithë përdoruesit në mbarë botën në javët në vijim.

Lexo po ashtu:  Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera ‘fundosen’ – Shkak, rritja e tensioneve Rusi-Ukrainë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *