Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i është adresuar Serbisë për të komentuar zhvillimet e fundit botërore pas agresionit të Rusisë mbi Ukrainën. Ai ka thënë se shteti i tij tani gjendet në pozitë të vështirë, pasi sipas tij nuk ka “mirëkuptim” për pozitën e serbëve në botë.

“Në skenën botërore kanë ndodhur ndryshime tektonike dhe Serbia është në një situatë jashtëzakonisht të vështirë dhe ka më pak mirëkuptim se kurrë për pozitën e Serbisë dhe popullit tonë kudo në botë. Pothuajse nuk ka asnjë përfaqësues të vendeve të mëdha me të cilin nuk kemi biseduar”, tha ai, raporton B92.

Ai ka parashikuar shtimin e presionit mbi shtetin e tij nga fuqitë perëndimore.

“Kam biseduar personalisht me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së, me Ursula von der Layen, me presidentët e Francës dhe Gjermanisë. Kam shkëmbyer mesazhe me krerët e Këshillit Evropian, për votat tona dhe gjithçka tjetër. Serbia po përballet me një presion të madh dhe me faktin se pak njerëz duan të dëgjojnë argumentin tuaj, atëherë e keni të qartë se sa e vështirë është pozita jonë. Unë mendoj se ky është vetëm fillimi, presioni mbi vendin tonë do të jetë i madh në periudhën e ardhshme. Pres që në periudhën e ardhshme të ketë disa kurthe për Serbinë. E patë që shqiptarët aplikuan për anëtarësim në NATO, e patë që morën mbështetjen e një force si Turqia”, tha ai.

Lexo po ashtu:  Albin Kurti e bën këshilltare ish prokuroren që e “goditi” Eulexin

Më tej Vuçiç ka folur edhe për shtetin e Kosovës, për të cilin ai thotë se do të pranohet në OKB pas zhvillimeve të fundit. Ai ka shtuar se Rezolutës 1244 do t’i vije fundi.

“Disa nga iniciativat e ardhshme do të jenë përjashtimi i Rusisë nga OKB-ja. Ata planifikojnë të nisin një mosmarrëveshje në bazë të nenit 6. Pastaj hap derën për ndryshimin e Rezolutës 1244, pas së cilës nuk kemi më bazë ligjore dhe do të pasojë njohja e pavarësisë së Kosovës”, tha ai.

“Pjesa e dytë e problemit vijon duke rrezikuar më tej interesat ekonomike të Serbisë. Serbia ka mbajtur qëndrimin e saj edhe në ditët e kaluara. Nga gjithsej 13 akte votuam për 4, nuk votuam për nëntë. Këto janë deklarata që nënkuptonin duke vendosur sanksione të ndryshme ndaj Rusisë. Ne i jemi bashkuar gjithmonë dënimit të integritetit të Ukrainës, ne besojmë se ky është pozicioni përgjegjës i Serbisë. Pozicioni ynë do të jetë edhe më i vështirë sepse ekonomia jonë po rritet më shpejt në rajon dhe në Evropë”, shtoi ai.

Lexo po ashtu:  Gjermania shpërblen ata që blejnë makina elektrike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *