Jemi mësuar që kur vjen puna te media, apo fjala e lirë, Kritika dhe shqetësimi të asociohet me regjime autokratike, autoritare apo hibride. Të vjen në mendje, Rusia, Kina, Turqia apo edhe vendet e gjirit. Mirëpo së fundmi shqetësime mbi atë që po ndodh me median janë ngritur edhe ën Francën e Lirisë dhe Barazisë. Gazeta e njohur “Le Monde” shkruan se rreth 250 profesionistë të shtypit, televizonit dhe radios kanë paralajmëruar se shndërrimi i medias në një treg të ngushtë dhe kalimi drejt një prag monopoli, kërcënon demokracinë.

Gazeta sjell në vëmendje faktin se vetëm një njeri, Vincent Bolloré, drejtues i grupit “Vivendi” kontrollon në fushën e televizionit, Canal+, CNews, C8, CStar, Planète+, Télétoon+, Infosport+, një radio – Europe 1, disa gazeta si “Le Journal du Dimanche”, “Paris Match”, “Gameloft” në fushën e videolojërave, një platformë videosh si Dailymotion, salla spektakli – CanalOlympia, shtëpi botuese – Editis dhe në rrugë e sipër për ta marrë edhe Hachette, grupin kryesor të revistave të printuara “Prisma”, që përfshin Capital, Femme actuelle, Geo, Ça m’intéresse, Télé-Loisirs, Voici.

Lexo po ashtu:  Kryeministri ju del Zot gazetarëve të sulmuar nga fashizmi serb: "Sot jam më i bindur se dje që sulmi ndaj ekipeve të medieve të premten ishte i organizuar dhe me qëllim të qartë: frikësim dhe zmbrapsje"

Një perandori e tërë përmes së cilës Franca sheh realitetin dhe përpunon opinionet duke kërcënuar kështu pavarësinë e gazetarëve, por edhe diveristetin editorial.

“Sigurisht, gazetarët që punojnë në mediat e kontrolluar nga këta industrialist nuk e pësojnë direct dhe në përditmëri presionin e aksionerëve. Por përqendrimi ka një ndikim madhor mbi cilësinë dhe diversitetin e informacionit të publikuar. Ajo e redukton hapësirën e dedikuar analizës. Ajo favorizon opinionin dhe dobëson liriën e shtypit”, shkruan gazeta.

Situata në fjalë kompromenton në vetvete të gjithë ligjërimin e Brukselit në këtë drejtim, përderisa në një vend kryesor të BE-së manifestohet një monopol i tillë i informacionit që është i lidhur ngushtë me interesin e biznesit kryesor në vend, e që duam nuk duam e prek rëndë cilësinë e gazetarisë dhe për pasojë rëndësinë e Fjalës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *