Ai thotë se në atë pikë përmendet vetëm pika kufitare në Merdare, por jo edhe pikat tjera kufitare, si Bërnjak e Jarinje në Veri, Depcë, Dheu i Bardhë dhe Muqibaba në lindje.

Vela mendon se kjo mund të krijojë hapësirë për nderje të territorit në marrëveshjen finale.

Sipas tij, kjo çështje duhet të sqarohet menjëherë nga delegacioni i Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

VINI RE!

Ceshtje kontestuese e marreveshjes/zotimeve te Washingtonit jane edhe pikat apo permbajtja qe mungon ne te e qe mund te krijoje hapesire per interpretim se cila mund te jete marreveshja perfundimtare mes Kosoves dhe Serbise, ne vecanti ne lidhje me projektin per ndarjen apo shkembimin e territoreve.

Me konkretisht, delegacioni dhe qeveria e Kosoves duhet te sqarojne pse mungojne ne piken e katert te marreveshjes/zotimeve hapja dhe operacionalizimi i gjitha pikave te perbashketa kufitare mes Kosoves dhe Serbise? Perfshirja e tyre do te konfirmonte vijen kufitare mes Kosoves dhe Serbise.

Ne marreveshje/zotimet e Washingtonit eshte permendur vetem Merdarja, por jo edhe 5 pikat tjere kufitare: Bernjak e Jarinje ne veri, Depce, Dheu i Bardhe dhe Mucibaba ne lindje. Shumica nga keto pese kalime gjenden ne pjeset qe perfolen se do te shkembehen mes Kosoves dhe Serbise.

Duhet perkujtuar seme marreveshjen e vitit 2011 mbi pikat e perbashketa kufitare dhe protokolin per menaxhimin e integruar te kufirit te vitit 2012, palet jane pajtuar per krijimin e 6 pikave te perbashketa kufitare.

Per me teper, BE ka financuar ndertimin e 3 pikave te perbashketa kufitare ne Merdare, Mutivode dhe Bernjak. Deri me sot vetem ndertimi i pikave kufitare te perbashketa ne Merdare dhe Mutivode jane perfunduar, ndersa ndertimin i pikes ne Bernjak eshte duke e zhagitur per shkak te vonesave ne marrjen e lejeve perkatese.

Duke qene se me marreveshjet e vitit 2011 dhe 2012 palet jane pajtuar per hapjen e gjate pikave te perbashketa kufitare, pse atehere ne marreveshjen/zotimet e Washingtonit nuk eshte perfshire hapja dhe operacionalizimi i tyre?

Nenteksti mund te jete qe disa prej ketyre pikave jane ne territorin qe parashihet te kembehet me marreveshjen perfundimtare dhe per kete arsye nuk jane perfshire. Andaj Kuvendi i Kosoves duhet menjehere te kerkoje sqarime nga delegacioni dhe qeveria e Kosoves per kete ceshtje!

SHPERNDAJE!

Lexo po ashtu:  Buzhala për sjelljen e Ramës karshi Kurtit: Millosheviqit i kish buzëqesh ma shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *