Manifestimi i Tiranës në mbështetje të popullit të Ukrainës ka nisur me një videomesazh të kryetarit të Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschkos.

Ish-kampioni në boks në mesazhin e tij falënderon Tiranën e cila po e mbështet Ukrainën e cila prej javësh po përballet me agresionin rus.

Klitschko ka falënderuar Shqipërinë për strehimin e refugjatëve.

Mesazhi i plotë i Klitschkos:

Të dashur qytetarë të Shqipërisë!
E dashur Tiranë!
I dashur miku dhe kolegu im, Erion!

Së pari, dua t’ju falënderoj për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, sidomos të fëmijëve tanë. E çmojmë shumë mbështetjen tuaj politike dhe ndërkombëtare. Ndihma juaj është shumë e rëndësishme për ne në këto çaste kritike.

E çmojmë shumë dhe nuk do e harrojmë kurrë kush janë miqtë e vërtetë të Ukrainës! Prioriteti ynë kryesor është ta ndalojmë këtë luftë të pakuptimtë në Ukrainë, të ndalojmë vrasjen e qytetarëve. E çmojmë shumë ndihmën tuaj dhe shumë të fala nga Kievi!

 

Lexo po ashtu:  Pamje të operacionit policor gjatë mbylljes së pesë objekteve të komunave ilegale të Serbisë në veri të Kosovës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *